Zhvillohet mbledhja e këshillit bashkiak ku u miratuan disa vendime të rëndësishme
Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Ja vendimet e miratuara:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Mars 2023.
Për miratimin e ndryshimeve në vkb-në nr.153, datë 22.12.2022 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit profesional dhe konvikteve të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” dhe shkollës së mesme teknologjike “Hysen Çela”, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2022-2023”.
Për miratimin e ndryshimit të vkb-së nr. 16, datë 31.01.2023 “për një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr.152, datë 22.12.2022 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2022-2023”.
Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, me emërtimin dhe funksionin “konvikti i vjetër i shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela”, pjesë e pasurisë me nr.5/321, zk 8515, e transferuar në pronësi të bashkisë me vkm nr. 536, datë 01.05.2008, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe sipas aktekspertizës së thelluar e hartuar nga Instituti i Ndërtimit tiranë është rekomanduar të demolohet dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin konvikti i vjetër i shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela”, që mban nr.162 të listës së transferimit, që me vkm nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
Për miratimin e raportit mbi monitorimin e zbatimit të buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2022.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak Durrës nr. 112, datë 27.10.2022 “për miratimin e nivelit të pagave për punonjësit e institucioneve në varësi të bashkisë Durrës”.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak Durrës nr. 111, datë 27.10.2022 “për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të aparatit të bashkisë së Durrësit.
Për miratimin e planit të masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota të bashkisë Durrës për vitin 2023.
Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket kopshtit Bizë, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës, që mban nr. 12, të listës së transferimit, që me vkm nr. 295, datë 02.5.2012, i ndryshuar me vkm nr. 63, datë 8.02.2023, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës, për njësinë administrative Ishëm, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe është rekomanduar të prishet e të ndërtohet nga e para, kjo sipas aktekspertizës “mbi inspektimin në terren objekt ndërtimi”, kryer nga Instituti i Ndërtimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin “kopshtit Bizë”, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës, që mban nr.12 të listës së transferimit, që me vkm nr. 295/2012, i ndryshuar me vkm-në nr. 63, datë 8.02.2023, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
Për miratimin ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 34, datë 09.05.2022 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr. 4, rruga “Aleksandër Goga” pallati nr. 122, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 37, datë 09.05.2022 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Kërtusha” pallati nr. 32, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e një shtese në aneksin nr. 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l. 17, rruga “Lura”, pallatet nr. 1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e një shtese në aneksin nr. 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 77, datë 28.06.2021 “për miratimin e listës së përfituesve që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për pallatin nr.3, 5, 7, rruga “Bashkimi”, pallati nr. 1, rruga “Demokracia” pallati nr. 2/1, rruga“Progresit”, pallati nr. 6, rruga “Mileniumi” dhe pallati nr. 4, rruga “Minierës” në njësinë administrative Manëz, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2022.
Për miratimin ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr.103, datë 29.09.2022 “për miratimin e një shtese në aneksin nr. 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l.17, rruga “Lura”, pallatet nr. 1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr. 15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e një shtese në aneksin nr. 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 118, datë 27.10.2022 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr. 5, rruga “David Selenica”, pallati nr. 18, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e një ndryshimi në vendimin e këshillit bashkiak nr.67, datë 17.03.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “doktor Spiro Treska”, pallati nr. 19, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
për miratimin e disa ndryshimeve të vendimit të këshillit bashkiak nr. 34, datë 09.05.2022, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallati nr.122, rruga “Aleksandër Goga”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e një shtese në aneksin 1 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 37, datë 09.05.2022, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, pallati nr.32, rruga “Hysen Kertusha”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm vendor 2024-2026 të bashkisë Durrës.
Për miratimin e një shtese në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 118, datë 27.10.2022, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr. 5, rruga “David Selenica”, pallati nr. 18, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 67, datë 17.03.2023, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallatin nr.19, rruga “doktor Spiro Treska”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e ndryshimit të vkb. nr.15, datë 22.02.2021, vkb nr.55, datë 26.06.2020, vkb nr.64, datë 07.07.2020, vkb nr.81, datë 10.08.2020, vkb nr.11, datë 28.01.2022, vkb nr.88, datë 31.08.2020, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.
Për vijimin e procedurave për prishjen e detyruar të pallatit të “vreshtave” nr. 8, me kod gis (20550) në njesinë administrative nr.4 si dhe ndërtesave/shtëpive individuale të ndodhura në njësitë administrative nr. 1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5, nr.6, Rrashbull, Manëz, Ishëm, Sukth, Katund i Ri , në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.
Për miratimin e listës së nëntë paraprake të 77 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
Për vijimin e procedurave të prishjes së detyruar të objektit palestra e shkollës 9-vjecare “14 Nëntori”, Durrës.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Katund i Ri, objektet e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 2, 3, 4, 5, 6 dhe njësitë administrative Rrashbull, Sukth, Katund i Ri, Manëz, Ishëm, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 70, datë 20.07.2020 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.
Për miratimin e listës së gjashtëmbëdhjetë të 8 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019, sipas projektit model.
Për miratimin e listës emërore të familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3 % interes për vitin 2023.
Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 61, datë 28.02.2023, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Sukth, objektet e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 62, datë 17.03.2023, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallati nr.120, rruga “Aleksandër Goga”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 77, datë 28.06.2021 “për miratimin e listës së përfituesve që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.3, 5, 7 rruga “Bashkimi”, pallati nr.1, rruga “Demokracia”, pallati nr.2/1, rruga “Progresit”, pallati nr.6, rruga “Mileniumi” dhe pallati nr.4, rruga “Minierës” në njësinë administrative Manëz, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 76, datë 12.07.2022 , përsa i përket ndryshimit të listës emërore të familjeve që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 13, datë 04.02.2021, përsa i përket ndryshimit të listës emërore të familjeve përfituese të masës së grantit të rindërtimit të banesave individuale si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar në të njëjtin truall dhe kalimin e tyre në një program tjetër.
Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 48, datë 14.04.2021 , përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të masës së grantit të rindërtimit të banesave individuale si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar në të njëjtin truall.
Për miratimin e ndryshimit të vkb-së nr. 166, datë 23.12.2021 “për miratimin e listës së tetë të 25 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019, sipas projektit model” dhe kalimin e tyre në një program tjetër.
Për miratimin e shtyrjes së afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për vitin 2023, nga data 20 Prill 2023 në datën 31 Maj 2023 për shkak të problematikave të ndryshme.
March 30, 2023