Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratua pika e rendit të ditës: Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin maj 2023. Po kështu këshilli bashkiak u informua mbi ndryshimet klimatike dhe situatën mjedisore në territorin e bashkisë Durrës. Kjo ishte mbledhja e fundit e këshillit bashkiak të Durrësit që i mbaron mandati dhe me këtë rast kryebashkiakja Emiriana Sako ka falenderuar anëtarët e këtij këshilli për mbështetjen, bashkëpunimin si dhe për punën e bërë në miratimin e shumë vendimeve në interes të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit. Po kështu edhe kreu i këtij këshilli Ani Dyrmishi ka falenderuar të gjithë anëtarët e këshillit për veprimtarinë në këto vite.
May 30, 2023