KËRKO

Njoftim për shorteun publik të datës 12.06.2023 me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës kolektive nr.8 Rruga “Telat Noga”, Njësia Administrative nr.4, Durrës

Në mbështetje të Ligjit 139/2015 ’’Për vetëqeverisjen vendore’’, Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave, ‘’’Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore’’, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 592, datë 13.10.2021 Për disa shtesa në vendimin nr. 904, datë 24.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit Bashkiak Durrës nr. 138, datë 28.10.2021, ’’Për miratimin e Rregullores për procedurat e zhvillimit të shorteut manual në bashkinë Durrës në kuadër të rindërtimit’’,

Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit se shorteu publik me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës banesës kolektive nr.8 Rruga “Telat Noga”, Njësia Administrative nr.4, Durrës do të zhvillohet datë 12.06.2023 në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, pranë Bashkisë Durrës, kati II duke filluar nga ora 10:00.

Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik.

Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit