KËRKO

Njoftim për zhvillimin e proçedurës konkurruese për marrje ambjenti me qira për kopshtin e shkollës së mesme “Besnik Hidri” Shënvlash”, njësia administrative Rrashbull

Njoftim për zhvillimin e proçedurës konkurruese për marrje ambjenti me qira për kopshtin e shkollës së mesme “Besnik Hidri” Shënvlash”, njësia administrative Rrashbull nga data 21.06.2023-07.07.2023, ora 10:00, me qëllim përmbushjen e detyrave dhe funksioneve administrative.

A. Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.

Bashkia Durrës kërkon të marrë me qira një godinë privat të përshtashëm për zhvillimin e proçesit edukativ të kopshtit pranë Shkollës së Mesme të Bashkuar “Besnik Hidri” njësia administrative Rrashbull i cili duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga komuniteti i interesuar për shërbimin, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

Godina të ketë sipërfaqe minimale e ndarë në:

• Dhoma 2 x 30m2
• WC 1 x 5m2
• Koridor 1 x 5m2
• Materiali i godinës rezistent ndaj zjarrit
• Sistemi i furnizimit me ujë dhe energji elektrike të jetë në funksion të pa ndërprerë
• Dyshemeja e objektit të jetë material jo rrëshqitës
• Objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinjerike dhe ndërtimore
• Të jetë i pozicionuar në katin mbi tokë
• Të jetë i pozicionuar në një zonë të aksesueshme nga mjetet e zjarrëfikësve

Vlera e dhënies me qirasë nuk duhet të jetë më e vogël se 202.5 lekë/m2 dhe 141.75 lekë/m2 (sipërfaqe ndërtese) për ndërtesa të privatizuara me ligjin 7652 datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”.

Dokumentacioni kualifikues do të jetë:

• Oferta për vlerën mujore të qirasë
• Deklaratë të ofertuesit për vënien në funksion të objektit për qëllimin e kërkuar
• Kopje të dokumentit të identifikimit
• Koje të dëshmisë penalitetit
• Akt administrative zyrtar për objektin rezulton i rregullt nga ana inxhinjerike dhe ndërtimore (nga njësia administrative)
• Akt konstatim që rezulton i banueshëm (nga njësia administrative)
• Akti i pronësisë/ disponimin e pronës (çertifikatë pronësie)
• Librezë e ujit
• Librezë e energjisë elektrike
• Vërtetim nga njësia për akt konstatim

Të mos ketë detyrime të prapambetura (të energjisë elektrike,ujë) të gjithë dokumentacionet
duhet të jenë në emër të aplikuesit.

B. Kohëzgjatja minimale qirasë do të jete 4 muaj.

C. Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar dhe duhet të jetë lëshuar brenda tre muajve të fundit, dokumentacioni duhe dorëzuar pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun deri më datë 07.07.2023, ora 10:00.