Dëgjesa Publike

Degjese publike online nga Bashkia Durres per Buxhetimin me Pjesemarrje
Galeria e dëgjesave për vitin 2021
Shkarko Fotot

Më datë 26 Prill 2024, Këshilli Bashkiak Durrës në bashkëpunim me administratën e bashkisë Durrës, realizuan dëgjesën publike për Planin e Përmirësimit të Shërbimit të Arsimit Parashkollor 2024-2026. Në këtë dëgjesë morën pjesë përfaqësues të administratës së bashkisë Durrës, këshilltarë të këshillit bashkiak, komisioni i arsimit, drejtues të institucioneve të arsimit parashkollor, edukatore, shërbimi psiko-social për fëmijët në kopshtet e bashkisë Durrës, prindër, shoqëri civile etj.

Qëllimi i planit është të përmirësojë cilësinë e arsimit parashkollor në Bashkinë Durrës, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës së kopshteve, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe krijimin e një databaze efektive për menaxhimin e strukturave të arsimit parashkollor. Plani synon të harmonizojë aktivitetet në një vizion të përbashkët dhe koherent, duke përfshirë bashkëpunimin me prindërit dhe komunitetin.

Ky bashkëbisedim i nevojshëm i parapriu aktiviteteve të cilat do të zbatohen gjatë këtyre tre viteve, buxhetimit të tyre si edhe sugjerimeve të ardhura nga pjesëmarrësit në këtë dëgjesë.

Nëpërmjet aktiviteteve të buxhetuara në këtë plan, synohet të sigurohet një mjedis i sigurt, i përshtatshëm dhe cilësor për të gjithë fëmijët, vajza e djem, duke përmbushur nevojat e tyre të edukimit dhe zhvillimit në mënyrë efektive.