Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako priti në një takim zyrtar ambasadoren franceze në Shqipëri, Catherine Suard. Fillimisht kryebashkiakja Sako e ka njohur ambasadoren Suard me vlerat e rralla historike dhe arkeologjike si dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit. Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve kryebashkiakja Sako dhe ambasadorja Suard biseduan edhe për krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë ekonomik, turistik e kulturor midis Durrësit dhe disa qyteteve të Francës.
September 29, 2023