Në zbatim të Kalendarit të Dëgjesave Publike për buxhetin vjetor 2023 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 si dhe në kuadër të “Transparencës Publike”, filluan Dëgjesat Publike për programet kryesore të zhvillimit në Bashkinë Durrës, bazuar në Ligjin Nr 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.

Kryetarja e Bashkise së Durresit Emiriana Sako, ka zhvilluar Dëgjesat Publike me banorët e Njësive Administrative Manëz dhe Ishëm për programet më kryesore të Buxhetit të Bashkisë Durrës.

Në këtë takim u zhvilluan dëgjesa publike në lidhje me disa programe kryesore buxhetore si 

-Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike per PBA 2024-2026

-Programi i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar

Në këtë takim  kishte një pjesëmarrje të gjërë, ku të pranishëm ishin  përfaqësues nga komuniteti i Njësive Administrative Manëz dhe Ishëm, përfaqësues të grupeve të interesit, Institucioneve Arsimore, OSHE, Ujësjellës Kanalizime, Emergjenca Civile, OJF që operojnë në këto Njësi Administrative etj.

Takimin e hapi Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, e cila gjatë fjalës së saj përshëndetëse, foli mbi investimet e bëra gjatë vitit 2023, përfshirë këtu dhe investimet e kryera në kuadër të procesit të rindërtimit në Njësitë Administrative Manëz, dhe Ishëm.  Ajo theksoi se Bashkia e Durrësit është drejt mbylljes së programit të rindertimit.

Eshtë bërë punë e madhe – deklaroi kryebashkiakja Sako – si në Manëz ashtu dhe në Ishëm,  jo vetëm në ndërtimin dhe rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, ku janë ngritur lagje model urbane, por gjithashtu dhe në fushën e infrastrukturës arsimore me ndërtimin e shkollave dhe kopshteve të reja dhe shumë investime të tjera në fusha të ndryshme në të dyja këto zona. Gjithë këto investime janë mundësuar me mbeshtetjen e fuqishme të Qeverisë Shqiptare.

Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimet e tre Programeve Buxhetore per PBA 2024-2026, të cilat u prezantuan nga ana e Drejtorëve të Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës. Pas prezantimit të këtyre programeve fjalën e morën banorët dhe të pranishmit në sallë, të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet, dhe duke parashtruar ankesat dhe sugjerimet e tyre.