Aktivitetet e Këshillit

Në kuadër të përpjekjeve për të mbështetur njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe për të fuqizuar organet e tyre vendimmarrëse përmes rritjes së kapaciteteve të këshilltarëve vendorë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV), Shkollën Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), Shoqatën e Këshillave të Qarqeve (SHKQSH), me mbështetjen e Projektit “Bashki të Forta”(BtF2) i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas, organizuan në datë 19 Prill 2024, trajnimin për Komisionet e Përherëshme të Këshillit të Bashkisë.

Ky trajnim u organizua për komisionet e arsimit dhe atë të shërbimeve me përfaqësues të 5 (pesë) Këshillave Bashkiake, specifikisht, Këshilli Bashkiak Durrës, Shijak, Krujë, Kavajë dhe Rrogozhinë, duke i paraprirë trajnimit të komisioneve të buxhetit dhe atij të barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale në vijim.

Qëllimi i trajnimit është fuqizimi i rolit të Komisioneve të Këshillave Bashkiake në shqyrtimin e projekt-akteve, vlerësimin e tyre dhe përgatitjen e raporteve për propozimet ndaj këshilltarëve në seancën e këshillit, me qëllim krijimin e këshillave të suksesshëm, që me rolin e tyre në mbështetje të administratave të bashkive dhe nëpërmjet angazhimin të qytetarëve të përkushtuar, do të arrijnë të përmirësojnë sa më shume demokracinë vendore dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike.

  • Anëtarë të Këshillit Bashkiak morën pjesë në një seminar të organizuar nga Women’s Democracy Network (WDN) lidhur me politikbërjen me lente gjinore në nivel vendor, mbajtur në Sallën e Këshillit me datë 20.03.2024.
  • Disa anëtarë të Këshillit Bashkiak morën pjesë në një takim të mbajtur me datë 29.01.2024, me Shoqatën “Bullgarët e Shqipërisë”, ku u bisedua mbi rritjen e pjesmarrjes së pakicave kombëtare në vendimmmarrrje për çështje dhe probleme lokale si dhe rritjen e cilësisë në mirë qeverisjen e interesave dhe mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve në qeverisjen vendore për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e pakicave kombëtare.
Në kuadër të përpjekjeve për të mbështetur njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe për të fuqizuar organet e tyre vendimmarrëse përmes rritjes së kapaciteteve të këshilltarëve vendorë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV), Shkollën Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), Shoqatën e Këshillave të Qarqeve (SHKQSH), me mbështetjen e Projektit “Bashki të Forta”(BtF2), organizuan trajnimin dy ditor “Trajnim Përgatitor për Këshilltarët Bashkiakë Durrës”. Qëllimi i trajnimit ishte njohja e pjesëmarrësve me legjislacionin themelor që rregullon veprimtarinë e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri si dhe me njohuritë bazë që i nevojiten një këshilltari për ushtrimin e detyrës së tij, si i zgjedhur nga komuniteti për t’i shërbyer atij.
Komisioni i Barazisë Gjinore pranë Këshillit Bashkiak mori pjesë në një takim të organizuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.