KËRKO

Mbledhje e Komitetit Drejtues për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve përgjegjëse në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje.

Kryebashkiakja Emiriana Sako thirri sot mbledhjen urgjente të Komitetit Drejtues për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve përgjegjëse në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje.

Në qendër të diskutimeve me të pranishmit, drejtues të instituconeve të rëndësishme rajonale e lokale si dhe drejtues të organizatave të shoqërisë civile, u vendos forcimi i masave për mbrojtjen e viktimave. Duke marrë shkas nga ngjarja tragjike e humbjes së jetës së një gruaje nga Njësia Administrative Sukth, vura theksin në aksesin në shërbime cilësore e gjithëpërfshirëse për viktimat e dhunës në familje si dhe në forcimin e mekanizmave në nivel lokal.

Bashkia Durrës nëpërmjet shërbimeve sociale dhe gjithë kapaciteteve të saj do të jetë pranë familjes së viktimës. Në bashkëpunim me institucionet anëtare të mekanizmit koordinuam planin e ndërhyrjes për të mbështetur nevojat e familjes me shërbimet e nevojshme dhe përshpejtimn e procedurave si dhe për mbështetjen maksimale të fëmijëve.