Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako është pjesëtare e delagacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama që ndodhet në Spanjë për të prezantuar Shqipërinë në në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid”. Kryeministri Rama, kryebashkiakja Sako dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez. Në delegacionin shqiptar bëjnë pjesë edhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ai i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi.
January 23, 2024