KËRKO

NJOFTIM PËR PËRZGJEDHJEN ME KONKURS TË HAPUR TË KANDIDATIT PËR OPERIMIN NË LINJËN RRETHQYTETASE TË TRANSPORTIT TËUDHËTARËVE SHËN VLASH-DURRËS- SHËN VLASH

BASHKIA DURRËS SHPALL KONKURSIN E HAPUR PËR TË GJITHA SUBJEKTET JURIDIKE QË OPEROJNË NË FUSHËN E TRANSPORTIT PUBLIK PËR PERZGJEDHJEN ME KONKURS TË HAPUR TË KANDIDATIT PËR OPERIMIN NË LINJËN URBANE RRETHQYTETASE TË TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE:
SHËNVLASH – DURRËS – SHËNVLASH.
 
AFATI I FUNDIT I DORËZIMIT TË  DOKUMENTACIONIT ËSHTË DATA 29.05.2024, ORA 12.00. DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DO TË BËHET PRANË KOMISIONIT VLERËSUES NË BASHKINË DURRËS NË ORËN DHE DATËN E MËSIPËRME. SUBJEKTET KONKURUESE OSE PËRFAQËSUESIT E TYRE TË AUTORIZUAR, FTOHEN TË MARRIN PJESË NË HAPJEN E ZARFAVE, NËSE JANË TË INTERESUAR. MOSPARAQITJA E TYRE NUK PENGON HAPJEN E ZARFAVE.
ZARFAT HAPEN PAS PËRFUNDIMIT TË AFATIT TË DORËZIMIT TË  DOKUMENTACIONIT.
PROCEDURA E KONKURIMIT, DO TË ZHVILLOHET NË RRUGË SHKRESORE. SUBJEKTET E INTERESUARA DUHET TË PARAQESIN VETËM DOKUMENTA ORIGJINALE TË MBYLLUR NË NJË ZARF JOTRANSPARENT, TË VULOSUR DHE TË FIRMOSUR ME EMRIN DHE ADRESËN E OFERTUESIT DHE TË SHËNUAR: “OFERTË PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE NË LINJËN URBANE RRETHQYTETASE SHËNVLASH – DURRËS – SHËNVLASH”.
KOMISIONI I VLERËSIMIT DO TË VLERËSOJË DOKUMENTACIONIN E DORËZUAR  BRËNDA DATËS 12.06.2024.
PAS VLERËSIMIT TË DOKUMENTACIONIT, SUBJEKTET KONKURUESE DO TË NJOFTOHEN LIDHUR ME VENDIMIN E MARRË ME SHKRESË ZYRTARE NË ADRESËN ZYRTARE TË SUBJEKTIT.
PËR ÇDO HOLLËSI E SQARIME TË MËTEJSHME KONTAKTONI ME DREJTORINË E SHERBIMEVE PUBLIKE, SEKTORI I TRANSPORTIT, NË BASHKINË DURRËS”.
BAHKËLIDHUR KËTIJ NJOFTIMI GJENI KRITERET E KUALIFIKUESE DHE SISTEMIN E PIKËZIMIT.

Dokumenti: Kriteret kualifikuese
Dokumenti: Sistemi i pikezimit