Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës me përjashtim të pikës 14 “Për miratimin e projektdokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2025-2027 të bashkisë Durrës” e cila nuk u miratua pasi nuk u arrit shumica e votave të të gjithë anëtarëve të këshillit. Ja cilat janë vendimet e miratuara në këtë mbledhje:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin korrik 2024.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 190, datë 22.12.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Mujo Ulqinaku” pallati nr.72, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Kristo Sotiri” pallati nr.53, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 99, datë 30.03.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Katund i Ri, objektet e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 38, datë 09.05.2022, për miratimin e listës së përfituese nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Hysen Myshketa”, pallati nr.27, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, i ndryshuar.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 77, datë 10.08.2020 përsa i përket z. Adriatik Goni dhe nr. 32, datë 26.03.2021 përsa i përket z. Albert Curri, z. Vlash Curri, z. Ernest Curri dhe z. Justin Curri si dhe përsa i përket z. Bardhyl Meta, Armand Meta, Lutfi Meta, Flora Meta.
Për korrigjim gabimi material në vendimin nr. 143, datë 24.11.2022 të këshillit bashkiak Durrës “për miratimin e ndryshimit të aneksit nr. 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021, për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l. 17, rruga “Lura”, pallatet nr. 1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr. 15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 75, datë 28.06.2021 përsa i përket z. Xhevdet Kacmoli, znj. Vilma Kacmoli dhe znj. Ornela Kondakçiu si dhe nr. 107, datë 19.10.2022 përsa i përket z. Demir Demaj.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 2, 5, 6, Sukth, Manëz dhe Ishëm bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 68, datë 17.03.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Teodor Rupi”, pallati nr.32, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 178, datë 01.12.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Stefan Dhima” pallati nr.8, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.
Për miratimin e një shtese në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 189, datë 22.12.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Vreshtave” pallati nr.8, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e listës së nëntëmbëdhjetë të 14 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
Për miratimin e një shtese në numrin e punonjësve të aparatit të bashkisë Durrës.
Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 13, datë 04.02.2021 , nr. 48, datë 14.04.2021, nr. 67, datë 10.06.2021, nr. 117, datë 30.09.2021 nr. 142, datë 12.11.2021, nr 166, datë 23.12.2021 , nr 87, datë 26.07.2022, nr. 141, datë 24.11.2022 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të masës së grantit të rindërtimit të banesave individuale si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar në të njëjtin truall dhe kalimin e tyre në një program tjetër.
Për miratimin e listës së dymbëdhjetë paraprake të 41 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
Për disa ndryshime në vkb-në nr. 475, datë 23.12.2017 “për miratimin e sistemit të ri të adresave të bashkisë Durrës”, i ndryshuar.
July 29, 2024