Bashkia e Durrësit organizon Dëgjesat Publike për Programin Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 për programet:
Infrastruktura Rrugore dhe Investimet Publike.
Shërbimet Sociale
Investimet në Arsimin parashkollor dhe parauniversitar.
Në zbatim të Kalendarit të Dëgjesave Publike për buxhetin vjetor 2024 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2025-2027, si dhe në kuadër të “Transparencës Publike”, filluan Dëgjesat Publike për programet kryesore të zhvillimit në Bashkinë Durrës, bazuar në Ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe Konsultimin Publik”.
Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Elio Jani, ka zhvilluar Dëgjesat Publike me banorët e Njësive Administrative Manëz dhe Ishëm, për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës.
Ne kete takim u zhvilluan 3 degjesa publikembi 3 programet buxhetore:
- Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike për PBA 2025-2027
- Programi i Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar
- Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
Në këtë takim kishte një pjesëmarrje të gjerë, ku të pranishëm ishin përfaqësues të komunitetit të Njësive Administrative Manëz dhe Ishëm, përfaqësues të grupeve të interesit, Institucioneve Arsimore, OSHE, Emergjenca Civile, OJF që operojnë në këto Njësi etj.
Në fjalën e tij Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Elio Jani, foli mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024, investimet në infrastrukturë rrugore, arsimore.
Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimet e tre Programeve Buxhetore për PBA2025-2027, nga drejtorët e drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës.
Disa nga objektivat për vitin 2025-2027 janë ndërtimi i markatës për tregtimin e produkteve bujqësore në Manëz, rikonstruksioni dhe rindërtimi i qendrave shëndetësore, kopshteve dhe çerdheve si dhe krijimin e hapësirave publike dhe këndeve të lojërave për fëmijët, gjithashtu shtrimi i disa rrugëve si Boricë, Vora, Kodrashi, Ferhati janë prioritet për vitet e ardhshme. Ndërsa në fushën arsimore objektivat per vitin 2025-2027 janë ndërtimi dhe rikonstruksioni i shkollave të arsimit të mesëm dhe konvikteve si dhe përfundimi i investimeve aktuale që kanë nisur për shkollat dhe kopshtet.
Pas prezantimit të këtyre programeve, fjalën e morën banorët dhe të pranishmit në sallë, të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet dhe duke parashtruar sugjerimet e tyre.
October 7, 2024