Në zbatim të Kalendarit të Dëgjesave Publike për buxhetin vjetor 2024 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2025-2027, si dhe në kuadër të “Transparencës Publike”, vijuan Dëgjesat Publike për programet kryesore të zhvillimit në Bashkinë Durrës, bazuar në Ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe Konsultimin Publik”.

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Elio Jani, ka zhvilluar Dëgjesat Publike me banorët e Njësive Administrative Sukth dhe Katund i Ri, për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës.

Ne kete takim u zhvilluan 3 degjesa publike mbi 3 programet buxhetore:
-     Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike për PBA 2025-2027
-     Programi i Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar
-     Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
Në këtë takim kishte një pjesëmarrje të gjerë, ku të pranishëm ishin përfaqësues të komunitetit të Njësive Administrative Manëz dhe Ishëm, përfaqësues të grupeve të interesit, anëtarë të këshillit bashkiak, Institucioneve Arsimore, OSHE, Emergjenca Civile, OJF që operojnë në këto Njësi etj.
Në fjalën e tij Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Elio Jani, foli mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024: “Në këto dy Njësi Administrative, ne kemi përfunduar shume akse rrugore, kemi të tjera në proçes, të cilat do të na i prezantojë drejtori i drejtorisë së projekteve. Paralel me punën që ne bëjmë si Institucion, kemi një bashkëpunim të ngushtë me FSHZH, me të cilin kemi bërë shumë akse të rëndësishme, riparime, asfaltime, kuartalla ndertime shkollash etj.”

Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e tre programeve buxhetore për PBA 2025-2027, të cilët u prezantuan nga Drejtorët e Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës.
U prezantuan investimet në infrastrukturë rrugore me Buxhetin e vitit 2024, ndërtimin e rrugëve të fshatit Kullë, Hamallaj Hidrovor, Rrugën Gjergj Meta Rrushkull dhe rrugët në lagjet 1 dhe 6 Vardardhë ndërsa në Njësinë e Katundit të ri, Rrugën Vau Rrjasës, Lisakëve, Lëvizja e lirë-Domaj dhe rruga Vain. Përsa i përket infrastrukturës së sistemit të vaditjes dhe kullimit është realizuar projekti i rrjetit të kanalizimeve për fshatin Rrushkull. Prioritet në tre vitet e ardhshme do të ketë ndërtimi i fushës së sportit në Katund të Ri, krijimi i hapësirave të gjelbëra dhe këndeve të lojrave për fëmijë në hapësirat midis pallateve, në bashkëpunim me FSHZH, rikonstruksioni i Qëndrave Shëndetësore, do të fillojë dhe ndërtimi i shkollës në Vadardhë.
Pas prezantimit të këtyre programeve, fjalën e morën banorët dhe të pranishmit në sallë, të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet dhe duke parashtruar sugjerimet e tyre.