Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka pritur në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran. Kryebashkiakja Sako i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit në lidhje më ndihmën e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë vendit tonë. Kryebashkiakja Sako shprehu vlerësimin për rolin e e rëndësishëm të OSBE-së në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të institucioneve qëndrore dhe lokale. Në këtë takim u bashkëbisedua për tema të ndryshme siç janë çështjet e sigurisë, rinia, bashkëpunimi i frytshëm me OSBE-në në fusha të ndryshme. Kryebashkiakja Sako dhe ambasadori Michel Tarran bashkëbiseduan mbi rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis Bashkisë së Durrësit dhe OSBE-së.
January 16, 2025
Shikoni më shumë