Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako priti në një takim ambasadorin e Brazilit João Tabajara de Oliveira Junior. Kryebashkiakja Sako e njohu ambasadorin brazilian me vlerat e rralla historike e kulturore të qytetit të lashtë të Durrësit. Po kështu në këtë takim u diskutua edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve sidomos në fushën kulturore, ekonomike dhe turizëm.