Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës:
Miratimi i familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin shkurt 2025.
Dhënia e autorizimit për nënshkrimin e aktmarrëveshjes së financimit ndërmjet sipërmarrësit “Dule” shpk dhe përfituesit bashkia Durrës, për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Rrashbull, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.
Miratimi në parim i vlerës financiare të shpronësimit prej 400 703.84 (katërqindmijë e shtatëqind e tre, pikë tetëdhjetë e katër) lekë, për pasuritë pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi publik me objekt: “rikonstruksion rruge në njësinë administrative Ishëm”.
Rialokimi i fondeve të rindërtimit të pashpenzuara në vitin 2024, që do të trashëgohen në vitin 2025.
Miratimi i ndreqjes së gabimit me karakter material në vkb-në nr. 116, datë 24.12.2024 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2024-2025”.
March 10, 2025