Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje u miratuan vendimet e rendit të ditës:

  • Për miratimin e përdorimit të fondit prej 3.000.000 lekë për objektin “Lidhja e energjisë dhe ujesjellësit në zonën e re për zhvillim Spitallë”.
  • Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Maj 2025.
  • Për miratimin e ndryshimit të vendimit nr. 30, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për pallatin nr.1032, rruga “Aleks Komneni” dhe pallatin “Kastrati”, rruga “Ramadan Veliu”, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, të ndryshuar.