Kryetarja e bashkisë së Durrësit ka pritur në një takim drejtuesit e anijes së NATO-s “TCG Kemal Reis” që ndodhet në portin e Durrësit për një vizitë portuale. Në takim merrnin pjesë komandanti i kësaj anijeje e cila është anija flamurtare e grupit të dytë të anijeve të gatshme të NATO-s, Kundëradmiral Ilker Avci, Kapiten i Rangut të parë, Grigorios Katsis dhe Kapiten i Rangut të parë, Savas Guleroglu. Kryebashkiakja Sako i njohu ushtarakët e NATO-s me resurset e shumta që ofron Durrësi në të gjitha planet si dhe me vlerat e rralla historike, arkeologjike por edhe ushtarake që ka qyteti ynë. Po kështu në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, të Shqipërisë dhe vendeve të tjera anëtare në këtë aleancë, për promovimin e paqes, si dhe të dyja palët u shprehën optimistë për rritjen e këtij bashkëpunimi akoma më shumë në të ardhmen.
June 4, 2025