KËRKO

Njoftim për Konsultimin publik për projektdokumentin e parë të Programit Buxhetor Afatmesëm të Bashkisë Durrës për periudhën 2026-2028

Bashkia Durrës ka shpallur konsultimin publik për projektdokumentin e parë të Programit Buxhetor Afatmesëm të Bashkisë Durrës për periudhën 2026-2028, duke ftuar qytetarët, shoqërinë civile, përfaqësues të biznesit, medias dhe grupet e margjinalizuara, etj., të kontribuojnë me sugjerime dhe rekomandime. Konsultimi do të zhvillohet online nga data 15 Korrik deri më 15 Gusht 2025, me qëllim përfshirjen aktive të komunitetit në hartimin e buxhetit dhe përcaktimin e prioriteteve zhvillimore të qytetit. Të gjitha komentet do të shqyrtohen nga Këshilli Bashkiak, i cili do të ndërmarrë hapat për përfshirjen e tyre në dokumentin përfundimtar, duke garantuar transparencë, pjesëmarrje dhe përputhshmëri me nevojat reale të qytetarëve.

 

Për më shumë klikoni dokumentat më poshtë: