Ja vendimet e miratuara në mbledhjen e këshillit bashkiak të Durrësit
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës:
Për miratimin e mandatit të anëtares së këshillit bashkiak znj. Mirela Rasim Shala.
Për miratimin e planit social 2025-2028, të bashkisë Durrës.
Për miratimin e planit të arsimit parauniversitar 2026-2028 në bashkinë Durrës.
Për miratimin e projektdokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 të bashkisë Durrës.
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin gusht 2025.
Për miratimin e përdorimit të fondit prej 6.200.000 ( gjashtë milion e dyqind mijë) lekë për furnizimin me orendi e pajisje të shkollës së mesme të përgjithshme Manëz, njësia administrative Manëz, sipas projektit “fv orendi e pajisje gjimnazi Manëz”.
Për miratimin e marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore, akademia e trajnimit të njësive të vetëqeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë (Talga).
Për miratimin e një shtese në pikën nr. 2 të vendimit të këshillit bashkiak nr. 66, datë 25.06.2024 “për përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e bashkisë Durrës”.
September 10, 2025