Këshilli bashkiak i Durrësit zhvilloi mbledhjen e rradhës, ja vendimet e miratuara
Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës:
Për miratimin e mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak z.Kastriot Farik Xhongoli.
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Shtator 2025.
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Tetor 2025.
Për krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në bashkinë Durrës dhe miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e tij.
Për miratimin e udhëzuesit për mënyrën e aplikimit “për implementimin e skemës: grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”.
Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 3,061,841 lekë, për familjet që kanë pësuar dëme si pasojë e rënies së zjarrit në banesat e tyre.
Për miratimin e kalimit në administrim të varrezave, të njësive administrative Rrashbull, Sukth, Katundi i Ri, Manëz dhe Ishëm, tek Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës.
November 11, 2025


