Bashkia njofton të gjithë subjektet tregtare se, për efekt të përllogaritjes së detyrimeve për Taksat dhe Tarifat Vendore për vitin 2026, duhet të paraqiten pranë sporteleve të Bashkisë ose të dërgojnë në adresën zyrtare elektronike arten.zhiti@durres.gov.al dokumentin që vërteton qarkullimin (xhiron) vjetore të vitit fiskal 2025.
Dokumenti përkatës shkarkohet nga platforma e-Albania, nëpërmjet shërbimit SelfCare.
Sipas përcaktimeve të Paketës Fiskale 2026, niveli i tarifave për subjektet do të llogaritet në bazë të xhiros së realizuar gjatë vitit 2025, sipas kategorive:
- Biznes me qarkullim mbi 10,000,000 lekë (BM)
- Biznes me qarkullim nën 10,000,000 lekë (BV)
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, afati i fundit për shlyerjen e detyrimeve është data 20 Prill 2026.
Lutemi subjektet të marrin masat për dorëzimin e dokumentacionit në kohë, në mënyrë që të mundësohet përllogaritja e saktë dhe gjenerimi i detyrimeve për vitin ushtrimor 2026.
February 12, 2026

