Vizitorët dhe turizmi

Qyteti i Durrësit, ditët e sotme shtrihet pikërisht mbi rrënojat antike të Epidamnit. Durrësi, i cili është themeluar rreth vitit 627 para e.r., është një nga qytetet më të rëndësishme në Shqipëri dhe në zonën e Adriatikut, i pasur me histori, arkitekturë dhe site arkeologjike si: Amfiteatri, Murret Rrethuese të qytetit, Forumi Bizantin, Kulla Veneciane, Termet antike Romake, Bazilika e “Shën Mëhillit” Arapaj, Fortifikimi i Skëndërbeut në Kepin e Rodonit etj. Gjithashtu, Durrësi ka edhe një pasuri nënujore, e cila përbën një vlerë të shtuar për qytetin tonë, vlera të cilat mund të inkurajojnë akoma më shumë zhvillimin e turizmit arkeologjik.
Mbas reformes së re administrativo-territoriale, qyteti i Durrësit ka një sipërfaqe prej 341.9 km2 dhe një vijë bregdetare prej 64 km.
Durrësi numëron rreth 20 munumente të trashëgimisë kulturore dhe 12 objekte të rëndësisë së veçantë, të cilat janë të vizitueshme përgjatë gjithë vitit si nga vizitorët/turistët vendas ashtu edhe ata të huaj.
Por çfarë mund të vizitojmë në Durrës?
Na ndiqni: