Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe mesjetar. Qyteti Epidamn – Dyrrah u ndërtua nga Ilirët Taulantë, dallëndyshasit në shekujt Xlll-XI p K. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo Limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Në kohën e Perandorit Anastasi I (491-519) dhe Justianani I [527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian.
Në shek. Xl-XV, Shteti Shqiptar njihet me emrin Shteti i Arbrit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikaneve Osmane të shek. XVl, Durrësi apo siç e cilësojnë ata “Kostandinopoja e Dytë”, u pushtua nga turqit me 13 Gusht1501. Vetëm në shek XVll, qyteti filloi të rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së Mesme.
Më 26 Nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë, nga një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari Ismail Qemali. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione të tjera: pushtimi serb (1913), ai austro-hungarez (1916) dhe pushtimi italian (1918).. Gjatë viteve të monarkisë shqiptare (1924-1939), Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnike durrsake e bëri qytetin e vet model të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italiane dhe gjermane dhe më 14 Nëntor 1944, Durrësi u çlirua. Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social-kulturore. Në fillim të viteve ’90 zunë fill normat e para të sistemit demokratik me shumë probleme për fazën e tranzicionit, por me perspektivë për të ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike që u zbatuan në Shqipëri dhe në Durrës pas vitit 1990, sollën transformime të ndjeshme në jetën ekonomike.