Trajnim përgatitor për Këshilltarët Bashkiakë Durrës

Në kuadër të përpjekjeve për të mbështetur njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe për të fuqizuar organet e tyre vendimmarrëse përmes rritjes së kapaciteteve të këshilltarëve vendorë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV), Shkollën Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), Shoqatën e Këshillave të Qarqeve (SHKQSH), me mbështetjen e Projektit “Bashki të Forta”(BtF2), organizuan trajnimin dy ditor “Trajnim Përgatitor për Këshilltarët Bashkiakë Durrës”. Qëllimi i trajnimit ishte njohja e pjesëmarrësve me legjislacionin themelor që rregullon veprimtarinë e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri si dhe me njohuritë bazë që i nevojiten një këshilltari për ushtrimin e detyrës së tij, si i zgjedhur nga komuniteti për t’i shërbyer atij.