Vendimet që u miratuan në mbledhjen jashtë radhe të këshillit bashkiak të Durrësit

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë radhe. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës si dhe një pikë shtesë për miratimin e listës me 10 familje që përfitojnë banesa të reja nga proçesi i rindërtimit në njësinë administrative nr.5.

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin korrik 2026.

Për miratimin e planit vendor të veprimit për barazinë gjinore 2026-2030 në bashkinë Durrës.

Për miratimin e kritereve, procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit vendor të rinisë, si dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tij.

Për miratimin e përdorimit të fondit prej 2,433,796 (dy milionë e katërqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqid e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë të parafinancuara nga projekti Eden-Ecological Development Through Farming for Enhancing the Urban Environment, programi Interreg IPA South Adriatic (2021-2027).

Për miratimin e përdorimit të fondit në formën e transfertës të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile në kodin AD, për objektin “mure mbajtës në njësinë administrative nr. 1 dhe nr. 2”.

Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 73, datë 23.12.2025, “për miratimin buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2026 dhe programin buxhetor afatmesëm 2026-2028”.

Për miratimin e shkëmbimit të pronës në zbatim të vkm-së nr.597, datë 14.9.2022 “për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private dhe shkëmbimin e pronës, në funksion të procesit të rindërtimit në zonën e planifikuar për rindërtim, sipas planit të detyruar vendor për zonën e dëmtuar pikësore për 5 banesa kolektive, në bashkinë Durrës” si dhe VKM-së nr.767, datë 19.12.2025 “për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, dhe shkëmbimin e pronës, në funksion të procesit të rindërtimit në zonën e re për zhvillim Spitallë, bashkia Durrës në kuadër të projektit “rikonstruksioni i rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari” loti II-rruga “Miqësia”.

Për miratimin e ndryshimit të nr. rendor 7 të tabelës së objekteve për përforcim miratuar me vkb-në nr.141, datë 12.11.2021 “për miratimin e ndryshimit të tabelës së objekteve për përforcim, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr.137, datë 28.10.2021”.

Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit të pallatit Kastrati, nr.14 rruga “Ramadan Veliu”.

Pika shtesë për miratimin e listës me 10 familje që përfitojnë banesa të reja nga proçesi i rindërtimit në njësinë administrative nr.5.