Aftësia e Kufizuar
Në qytetin e Durrësit vepron vetëm një qendër rezidenciale e sektorit publik për ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar. Kjo mbulon sistemin arsimor dhe një pjesë shërbimesh për këtë kategori. Ndërkohë që nxitja e punësimit dhe formimit profesional, zgjerimi dhe përmirësimi i shërbimeve, ndërtimi i ambjenteve të përshtatura publike e jopublike, u bënë synim i strategjisë lokale për aftësinë e kufizuar.
Në kuadër të Strategjisë Lokale për personat me aftësi të kufizuar, jane organizuar një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese me biznese lokale dhe shërbim ofrues. Bashkia Durrës në bashkëpunim me Qendrën e Formimit Profesional ngritën disa grupe kursesh për personat me aftësi të kufizuar. Në vazhdimësi janë organizuar takime nëpër qendra pune dhe me përfaqësues biznesesh për të nxitur punësimin e kësaj kategorie.
Gjithashtu janë organizuar takime me donatorë për të nxitur ngritjen e një qendre multifunsionale informuese, orientuese e këshilluese për PAK dhe familjarët e tyre.