Barazia Gjinore
Zyra per Barazine Gjinore dhe Dhunen ne Familje: Eshte nje strukture e krijuar ne Mars 2008, me vendim te Keshillit Bashkiak dhe eshte Zyra e pare per Barazine Gjinore ne nivel vendor. ZBGJ punon per te rritur ndergjegjsimin publik mbi problemet gjinore me te cilat perballet shoqeria sot, dhe per te kontribuar ne adresimin e nevojave te grupeve me pak te perfaqesuar sic jane grate si dhe ne menaxhimin e punes per rastet e dhunes ne familje. Bashkia Durres vleresohet per punen e bere ne keto dy drejtime fale bashkepunimit me:
- Insitucionet vendore dhe OJF te cilat operojne ne qytetin e Durresit, tashme qe prej 2009 pjese e Mekanizmit te Reagimit te Koordinuar.
- Bashkepunimi me Qendren per Zhvillim Komunitar “ Sot per te Ardhmen” nepermjet se ciles ofrohen Sherbimi Psikologjik, Ligjor dhe Linja Telefonike 08009888.
- Bashkepunimit me UNDP( PNUD), programit te perbashket te OKB-se qe mbeshtet zbatimin e Strategjise Kombetare per Barazi Gjinore dhe Kunder Dhunes ne Familje, ky bashkepunim eshte zhvilluar ne dy faza:
Faza e Pare ” Zbatimi i Platformes Strategjike per Reagim te Koordinuar te Komunitetit kunder Dhunes ne Familje ne Durres” ( CCR ) ne Dhjetor 2009. Kjo Platforme kishte si qellim krijimin e nje grupi pune: Reagim i kordinuar i komunitetit ( RKK) qe do te merrej me menaxhimin e rasteve te dhunes ne familje.
Faza dyte ” Zhvillimi dhe Zbatimi i Platformes Strategjike per Reagim te Koordinuar te Komunitetit kunder Dhunes ne Familje ne Durres, krijimi e (CCR), ne zonat sub-urbane dhe rurale te tij, si dhe integrimin gjinor ne planet e zhvillimit local”. Ne kete faze te dyte te projektit u zgjeruan bashkepunetoret: 2 Komuna dhe 2 Bashki te Qarkut Durres, Komuna Maminas dhe Rrashbull dhe Bashkite Sukth dhe Shijak.