Bashkia Durrës zhvilloi dëgjesën publike për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2027–2029 në Njësinë Administrative Manëz me pjesëmarrjen e qytetarëve, institucioneve, biznesit dhe grupeve të interesit.
Gjatë takimit u prezantuan pesë programet kryesore të PBA-së:
✅ Infrastruktura Rrugore dhe Investimet Publike, ku u prezantuan projektet prioritare si rehabilitimi i rrugës së Gjimnazit Manëz, ndërtimi i godinës së re të gjimnazit, terreni sportive, markata e re, ndërhyrjet në kanalet kulluese dhe vaditëse, si dhe investimet në disa rrugë.
✅ Shërbimet Sociale, me fokus mbështetjen për familjet dhe grupet në nevojë, programet e strehimit social dhe shërbimet komunitare.
✅ Investimet në Arsimin Parashkollor dhe Parauniversitar, ku u paraqitën nevojat për mirëmbajtjen e shkollave dhe kopshteve, përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, sigurisë dhe pajisjen me mjete didaktike.
✅ Paketa Fiskale 2027, ku u diskutuan taksat dhe tarifat vendore, lehtësitë fiskale dhe përjashtimet ligjore për kategori të ndryshme qytetarësh.
✅ Programi për Zhvillimin Rural, Bujqësinë dhe Mbrojtjen Civile, që përfshin mbështetjen për fermerët, fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale, menaxhimin e fondit pyjor e kullosor, pyllëzimin e zonave të degraduara dhe masat për mbrojtjen civile.
Gjatë dëgjesës, banorët e Njësisë Administrative Manëz paraqitën propozimet dhe shqetësimet e tyre, duke kontribuar në përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e komunitetit në vitet e ardhshme.