Bashkia e Durrësit zhvilloi dëgjesën publike për buxhetin 2027 dhe PBA-në 2027–2029 në Njësitë Administrative nr. 1 dhe 2

Bashkia Durrës dhe Këshilli Bashkiak zhvilluan dëgjesën publike me banorët, institucionet, bizneset dhe grupet e interesit të Njësive Administrative nr. 1 dhe nr. 2. Takimi ishte pjesë e konsultimeve për buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, si dhe për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2027–2029.
Dëgjesën e hapi nënkryetari i Bashkisë Durrës, z. Gentian Kallmi, i cili falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e konsultimit të drejtpërdrejtë me komunitetin. Ai i ftoi banorët të paraqesin kërkesat dhe propozimet e tyre, në mënyrë që prioritetet e zonës të vlerësohen në planifikimin e buxhetit 2027 dhe të PBA-së 2027–2029.
Në qendër të diskutimit ishte zhvillimi i zonës urbane të Durrësit dhe mënyra se si investimet e planifikuara mund t’u përgjigjen më mirë nevojave të përditshme të komunitetit. Përfaqësuesit e programeve paraqitën projektet në proces dhe prioritetet e ardhshme, ndërsa qytetarët u ftuan të evidentojnë problematikat dhe të propozojnë ndërhyrje konkrete për t’u shqyrtuar në procesin buxhetor.
INFRASTRUKTURA DHE INVESTIMET PUBLIKE
• Ka përfunduar rikonstruksioni i fasadave të pallateve në Lagjen nr. 1, financuar nga buxheti i vitit 2025, është përfunduar;
• Rikonstruksioni i godinës së Njësisë Administrative nr. 1 ka përfunduar dhe objekti ndodhet në fazën e mobilimit.
• Rikonstruksioni i Mauzoleumit të Dëshmorëve vijon,
• Ndërtimi i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” dhe ruajtjen e sitit arkeologjik.
• Sistemimi i kanalizimeve të ujërave të bardha në zonën e Taulantias
• Pallati me kod GIS 25313 është hartuar studimi inxhiniero-sizmologjik dhe projekti për ndërhyrjen e përforcimin e shpatit kodrinor.
• Janë paraqitur projekti për zonën e Kuminit, rikonstruksioni i fasadave për vitin 2026 dhe ndërhyrjet në fasadat e pallateve të Njësisë nr. 2, përfshirë 21 pallate të aplikuara pranë FSHZH-së.
• Nëpërmjet marrëveshjes kuadër parashikohen ndërhyrje në segmente të rrugës “Aleksandër Goga” dhe në rrugica të lagjeve nr. 3, 5 dhe 6
• Pastrimi i kanalizimeve dhe ndriçimi në qytet.
• Për zonën e Currilave u trajtuan ndërhyrjet në rrugë dhe problematika e rrëshqitjes së tokës, me synim rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së zonës.

ARSIMI – RRJETI DHE INVESTIMET KRYESORE

  • Njësia nr. 1 – Rrjeti arsimor: një çerdhe me 160 fëmijë, katër kopshte me 448 fëmijë, dy shkolla 9-vjeçare me 858 nxënës, shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” me 516 nxënës dhe shkolla e bashkuar “Jan Kukuzeli” me 265 nxënës.
  • Në Njësinë nr. 1 janë ndërtuar kopshti “7 Marsi” dhe shkolla “Bedrie Bebeziqi”; janë rikonstruktuar “Jan Kukuzeli”, kopshti “1 Maji”, shkolla “Jusuf Puka” dhe çerdhja nr. 3. Për PBA-në 2027–2029 është në proces tenderimi ndërtimi i ri i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.
  • Njësia nr. 2 – Rrjeti arsimor: një çerdhe me 150 fëmijë, gjashtë kopshte me 586 fëmijë dhe pesë shkolla 9-vjeçare me 858 nxënës.
  • Në Njësinë nr. 2 janë ndërtuar shkolla “Shaqe Mazreku”, kopshti “Met Hasa” dhe shkolla “Eftali Koçi”; janë rikonstruktuar kopshtet “Sotir Noka”, “Fotomonobeu”, “1 Qershori” dhe shkolla “Hajdar Dushi”. Në PBA 2027–2029 përfshihen shkolla e re “Nënë Tereza” dhe “Vasil Ziu”, si dhe rikonstruksioni i çerdhes nr. 1.
    Në fushën sociale u prezantua rrjeti i nëntë qendrave që Bashkia administron për fëmijët dhe familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe kategoritë e tjera vulnerabël. Vëmendje iu kushtua shërbimeve të integruara, strehimit social, mbrojtjes emergjente, këshillimit psikosocial dhe programeve të fuqizimit.
    Për Paketën Fiskale 2027 u paraqitën taksat dhe tarifat vendore, përjashtimet dhe lehtësitë, administrimi i detyrimeve dhe prioritetet për përditësimin e bazës së të dhënave, ndjekjen e detyrimeve të prapambetura dhe zgjerimin e shërbimeve elektronike. Propozimet e qytetarëve do të dokumentohen dhe do të vlerësohen gjatë hartimit të buxhetit 2027 dhe PBA-së 2027–2029.