Në zbatim të nenit 162 të Ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative”, të nenit 157, pika 5, të Ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të VKB Durrës nr. 37, datë 31.03.2021, neni 8, pika “d”, njoftohen pronarët e automjeteve të braktisura, pronësia e të cilave nuk është mundur të identifikohet ose pronarët e të cilave nuk janë gjendur, se duhet të kryejnë heqjen vullnetare të mjeteve brenda 10 (dhjetë) ditëve nga publikimi i këtij njoftimi.
Në rast se mjetet nuk largohen vullnetarisht brenda afatit të përcaktuar, Policia Bashkiake Durrës do të ndërmarrë procedurat për largimin e tyre me karrotrec dhe transportimin në pikën e bllokimit.
Për çdo informacion ose sqarim të mëtejshëm, mund të kontaktoni në sallën operative të Policisë Bashkiake në numrin e telefonit: +355 52 232 250.
Data e përfundimit të këtij Njoftimi Publik është 25.09.2026.