Qendra Komunitare Multifunksionale - Nishtulla
Qëndra Komunitare Multifunksionale – Nishtulla, është një qëndër e re, e cila ka hapur dyert e saj per grupet ne nevojë, në Nëntor te vitit 2013, ne zonën e Nish tulles-Durres.
E ndërtuar me vizionin, për të qënë një model i sigurimit të shërbimeve të domosdoshme për komunitetin, kjo qëndër ka si qëllim të përmirësojë aksesin e komunitetit Rom dhe Egjyptian në shërbimet sociale nëpërmjet regjistrimit civil, policimit në komunitet, përfshirjes në kurse profesionale si dhe vendosjes dhe forcimit të rrjeteve të mediatorëve Romë në fushën e shëndetit, arsimit, mbrojtjes së fëmijëve .
Falë bashkëpunimit pushtet vendor-donatorë, kjo qëndër është një investim i kryer me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara – Për Fuqizimin e Komuniteteve Lokale në Nevojë (FKLN), i cili është zbatuar nga UNICEF, UNDP, UNFPA, UNV, në partneritet me Bashkinë Durrës.
Cfare Synon
Kjo qendër, synon të përmirësojë cilësinë e jetës të grupeve në nevojë, nëpërmjet fuqizimit të komunitetit në tërësi dhe integrimit të tij në jetën e qytetit, duke ofruar shërbime të ndryshme si dhe duke krijuar mundësinë për më shumë ndërveprim mes banorëve dhe institucioneve.
Shërbimet që ofron kjo qëndër:
- Shërbimin shëndetësore përfshirë (shërbimin pediatrik dhe konsultorin e fëmijës, injeksione dhe shërbimet patologjike të përgjithshme);
- shërbimin psikosocial (fëmijë, të rinj, gra dhe të moshuar) ;
- shërbimet me bazë zhvillimin dhe integrimin e komunitetit të marxhinalizuar perfshire, informim , ndërmjetësim dhe advokasi për formime të ndryshme profesionale;
- Fuqizimi I të rinjve dhe pjesëmarja e tyre në proceset politike dhe vendimarrëse;
- Forcimi i bashkëpunimit me institucionet lokale/vendore dhe OJF të ndryshme midis institucioneve dhe komunitetit;
- Ofrimi I mundësive per aktivitete argetuese;
- Ndermarja e fushatave sensibilizuese dhe ndergjegjesuese të ndryshme mbi të drejtat e njeriut dhe mobilizimin e komunitetit;
- Advokasi, lobim dhe ndërmjetësim për probleme të ndryshme të komunitetit;
Përfituesit:
• Të rinjtë që kanë nevojë për t’u integruar dhe që kanë dëshirë për të qënë aktiv dhe për të sjellë ndryshimë pozitive në komunitetin e tyre.
• Fëmijët me probleme të ndryshme sociale dhe shëndetsore;
• Nënat e reja dhe gratë në përgjithësi që kanë nevojë për shërbime shëndetsore dhe suport psiko-social.
• Komuniteti Rom dhe Egjyptian i zonës së Nishtullës në tërësi.
Kontakte:
Adresa e Qendres komunitare:
Lagja Nr.15
Rruga ”Isuf Ferra”(para mbikalimit te Shen Vlashit,ne autostraden Durres-Tirane)
Nr.Kontakti:
Administratore 00355 69 24 88 208
Specialiste e ofrimit te shërbimeve psiko-sociale 00355 68 52 66 530
Aktivitete Gjate periudhes Janar-Maj 2014:
Ne qendren komunitare jane organizuar nje sere aktivitetesh ne bashkepunim me partnere te tjere, kryesisht OJF.
- Fillimi i kursit te Anglishtes per te rinjte e komunitetit Rom,i ofruar falas nnga vullnetaret e CSD dhe korpusit te paqes (Ku kurs eshte javor dhe zhvillohet 1 here ne jave)
- Ofrimi i vizitave mjekesore dhe shperndarja e medikamenteve falas per komunitetin Rom,nga Mjeke Meksikan dhe Amerikan mundesuar nga bashkepunimi me organizaten ADRA Albania.
- Aktivitete sensibilizuese per ushqyerjen e shendetshme dhe shendetin oral te gojes nga mjeke Sllovene, gjithashtu te mundesuar nga Adra Albania.
- Takime periodike me grupin e te rinjve ne komunitet mbi problemet qe shqetesojne ata si: papunesia, mungesa e nje kursi profesional, analfabetizmi dhe perfshirja ne jeten sociale te qytetit.