Qyteti / Njesite /Rajonet

  • Rajoni 1
  • Rajoni 2
  • Rajoni 3
  • Rajoni 4
  • Rajoni 5
  • Rajoni 6
  • Ishem
  • Sukth
  • Manez
  • Katund i Ri
  • Rrashbull
Rajoni 1

Administrator Roland Ҫobani 

EMERTIMI

RAJONI 1

Siperfaqia km2

2.98

Popullsia

28917

 Lagjet : Nr. 1,2,3,4

 Telefon: 06833059934

Rajoni 2

Administrator Ilir Ngresi 

Emertimi

Rajoni 2

Siperfaqia km2

1

popullsia

29361

Lagjet : Nr. 6,7,9,10,11

Telefon: 0692516141

Rajoni 3

 Administrator Myslym Hasanaj

Emertimi

Rajoni 3

Siperfaqia Km2

0.6

Popullsia

27434

Lagjet: 5,12,16

Telefon: 0662229541

Rajoni 4

Administrator Davide Ndoi 

Emertimi

Rajoni 4

Siperfaqia Km2

10.32

Popullsia

58907

Lagjet: 8,15,18

Rajoni 5

Administrator Erjon Meka

Emertimi

Rajoni 5

Siperfaqia Km2

15.8

Popullsia

87298

Lagjet: 13,14,17

Telefon: 0697638219

Rajoni 6

Administrator Jetmir Pupla

Emertimi

Rajoni 6

Siperfaqia

15.6

Popullsia

 

 Telefon: 0695157745

Ishem

 Administrator Kadri Gjyli

Emertimi

Ishem

Siperfaqia Km2

91

Popullsia

9492

 Telefon: +355 69 211 1600

Sukth

Administrator Edlir Cërri 

Emertimi

Sukth

Siperfaqia Km2

 53

Popullsia

30849

Telefon: 0696615039

Manez

Administrator Muharrem Sula

Emertimi

Manez

Siperfaqia Km2

 43.25

Popullsia

12624

 Telefon: 0682020316

Katund i Ri

Administrator Denis Balla

Emertimi

Katund i ri

Siperfaqia Km2

 54

Popullsia

16845

Telefon: 0692065433

Rrashbull

Administrator Albert Bukaçi 

Emertimi

Rrashbull

Siperfaqia Km2

 59

Popullsia

37076

Telefon: 0682965510

PROFILI I BASHKISË DURRËS​

Durrësi  është qyteti me aktivitetin më të madh ekonomik pas Tiranës, por urbanizmi i shpejtë dhe pa kriter ka krijuar një varg problemesh që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Të dhëna të përgjithshme

Zona Gjeografike: Bashkia Durrës kufizohet në perëndim me Detin Adriatik, në veri me bashkinë Kurbin, në lindje me bashkitë Krujë, Vorë e Shijak dhe në jug me bashkinë Kavajë.

Popullsia: Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Durrës banojnë 175,110 vetë ndërsa sipas regjistrit civil popullsia rezidente është 299,989 vetë. Me një sipërfaqe prej 338.30 kilometrash katrorë, densiteti i popullsisë sipas të dhënave të Censusit 2011 është 517 banorë km2 ndërsa sipas Regjistrit Civil është 680 banorë km2.

Kjo bashki përbëhet nga gjashtë njësi administrative, të cilat janë: Durrësi, Sukthi, Ishmi, Katundi i Ri, Rrashbulli dhe Manëz.

Të gjitha njësitë e bashkisë së re bëjnë pjesë në rrethin Durrës, qarku Durrës. Në territorin e bashkisë së re gjenden tre qytete, Durrës, Sukth dhe Manëz si dhe 39 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, shih tabelen.

Bashkia e Durrësit shtrihet përgjatë bregut të detit, nga grykëderdhja e lumit Ishëm në veri deri në kufi me Kavajën në jug. Vija e gjatë bregdetare që i shtohet qytetit të Durrësit e thekson tiparin e kësaj bashkie si zonë turistike, pasi përveç plazhit të Durrësit asaj i shtohet i gjithë gjiri i Lalëzit si dhe Kepi i Rodonit, të cilat deri tani kanë qenë pjesë e komunave Ishëm, Sukth, Katund i Ri dhe Rrashbull.Durrësi ka gjithashtu portin më të madh në Shqipëri, ku përpunohet mbi 90 për qind e të gjithë volumit të ngarkim-shkarkimit portual, gjë që e bën atë nyjën më të rëndësishme tregtare në vend.

Për shkak të lehtësisë që krijon porti, Durrësi është zhvilluar edhe si një qytet i rëndësishëm për manifakturën, ndërsa joshja nga turizmi ka shkaktuar gjatë dy dekadave të fundit një bum në sektorin e ndërtimit. Durrësi është një zonë me shkallë të lartë të migrimit të brendshëm, gjë që ka sjellë zgjerimin e shpejtë dhe informal të qytetit në zonën e ish-Kënetës si dhe përgjatë vijës bregdetare në jug të qytetit. Durrësi është gjithashtu një zonë e rëndësishme arkeologjike, pasi nën qytetin aktual gjenden disa shtresa qytetërimesh antike. Zbulimet arkeologjike janë të shumta, ndërsa ndërtimet e dekadave të fundit kanë dëmtuar një pjesë të kësaj trashëgimie.

Me mbi 5600 aktivitetet ekonomike të tij dhe 15% të investimeve të huaja, Durrësi është renditur në vendin e dytë si ekonomia më e fortë e vendit, pas Tiranës.Turizmi veror dhe kulturor është një industri me ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Durrësit. Me mbi 750.000 vizitorë në vit, kjo është zona më e rëndësishme e vendit në lidhje me turizmin masiv. Sipas Zyrës Rajonale të Punës të Durrësit, forcat aktive për të punuar llogariten rreth 54,000 njerëz. Niveli i të papunëve për rrethin e Durrësit shkon në rreth 10,38%, ku papunësia është më e përhapur te femrat. Sektori privat ka punësuar rreth 31,3%, i ndjekur nga sektori bujqësor privat me 36,7%, dhe sektori shtetëror me 21.3%

Urbanizimi i shpejtë ka krijuar probleme të rënda me zaptimin e hapësirave të gjelbra dhe dëmtim të trashëgimisë arkeologjike të qytetit të Durrësit, ndërsa urbanizimi i shpejtë i bregut të detit ka krijuar mbingarkesë të shërbimeve publike dhe vështirësi në krijimin e infrastrukturës së nevojshme.

Durrësi është një nga zonat më problematike sa i përket furnizimit me ujë, për shkak se burimet ujore aktuale janë të kufizuara dhe gjenden në distancë të largët, ndërsa bashkia e re nuk ka në afërsi të saj burime të tjera të pastra për shtimin e furnizimit me ujë. Ndërtimet pa kriter kanë mbingarkuar infrastrukturën aktuale urbane si kanalizimet e ujërave të ndotura, rrugët apo parkingjet publike si dhe rrezikojnë të dëmtojnë të ardhmen turistike të qytetit.

Pavarësisht mbingarkimit të zonës aktuale urbane me ndërtime, zgjerimi i bashkisë me komunat përgjatë bregut të detit krijon një sfidë të mëtejshme, pasi edhe Gjiri i Lalzit ka filluar të sulmohet për ndërtime me apo pa leje. Balancimi i nevojës për zhvillimin e turizmit me nevojën për të ruajtur një mjedis të pastër dhe kthimi i turizmit në një aktivitet të qëndrueshëm është sfida kryesore e bashkisë së re.

Ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme në zonat e urbanizuara gjatë dy dekarave të fundit si dhe ndërtimi i impianteve të përpunimit të ujërave të zeza për të shpëtuar ndotjen e bregdetit konsiderohen sfida me rëndësi të veçantë. Gjatë viteve të fundit, në qytetin e Durrësit janë krijuar lidhje rrugore me daljen e qytetit, të cilat sërish janë të pakëta për të përballuar fluksin.

Lidhja me transport publik të fshatrave përbërëse të bashkisë së re me qytetin e Durrësit është një zgjidhje që shërben njëkohësisht për turizmin si dhe për vetë banorët. Shtrirja e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin e bashkisë së re është e domosdoshme veçanërisht për shkak se një pjesë e bregdetit si Kepi i Rodonit është i ngopur me mbetje plastike të sjella nga lumenjtë. Zhvillimi i bujqësisë në zonat rurale përreth bashkisë aktuale është një mundësi, veçanërisht sa i përket produkteve ushqimore të specializuara në shërbim të tregut turistik.

HARTA E RAJONEVE​​