Zyrat tatimore të qeverisjes vendore funksionojnë dhe zbatojnë ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore” dhe administrojnë taksat, detyrimet tatimore dhe pagesat publike vendore, me përjashtim të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vlerëson, mbledh, kontrollon dhe arkëton tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. (Ndryshuar me Ligj Nr. 179/2013, dt. 28.12.2013. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 203, dt. 30.12.2013).