📢 THIRRJE PUBLIKE
Bëhu pjesë e Këshillit Vendor të Rinisë në Bashkinë Durrës!
Je 15–29 vjeç? Ke ide, energji dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e qytetit?
Bashkia Durrës fton të rinjtë që banojnë, studiojnë ose ushtrojnë aktivitet në territorin e saj të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit Vendor të Rinisë, një mekanizëm që u jep të rinjve mundësinë të përfaqësojnë zërin e tyre dhe të kontribuojnë në hartimin e politikave dhe nismave rinore në nivel vendor.
🗓️ Afati i aplikimit: 13 Korrik – 31 Gusht 2026
📩 Aplikimet dërgohen në: info@durres.gov.al
📄 Për kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe formularin e aplikimit, konsultoni dokumentet e publikuara nga Bashkia Durrës.
Zëri yt ka rëndësi. Bëhu pjesë e vendimmarrjes për një Durrës më të mirë për të rinjtë!

