Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 687, datë 11.09.2026, “Për miratimin e rregullores tip ‘Për administrimin e banesave dhe ndërtesave’”, të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 226, datë 23.10.2026.
Ky vendim përcakton rregulla të reja që synojnë krijimin e një strukture të qartë për administrimin e bashkëpronësisë. Këto rregulla përcaktojnë dhe detajojnë mekanizmat për mirëmbajtjen, shfrytëzimin dhe përdorimin e hapësirave të përbashkëta, në përputhje me interesin e përgjithshëm të bashkëpronarëve. Zbatimi i dispozitave të kësaj rregulloreje është i detyrueshëm për të gjithë bashkëpronarët dhe përdoruesit, me qëllim garantimin e ruajtjes së pronës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, funksional dhe të qëndrueshëm për jetesë dhe bashkëjetesë.
Rikujtojmë të gjithë qytetarët të zbatojnë detyrimin ligjor të nenit 15 të ligjit nr.55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, për konstituimin e asamblesë së bashkëpronarëve dhe zgjedhjen e kryesisë si dhe miratimin e kësaj rregulloreje, pasi përbën një detyrim ligjor.