Bashkia Durres shpall Konkurs te hapur per te gjithe subjektet juridike qe operojne ne fushen e transportit per perzgjedhjen me konkurs te hapur te kandidatit per operim ne linjën urbane qytetase ekzistuese Durres-Plepa-Durres, bazuar ne Vendimin e Keshillit Bashkiak nr. 179 date 10.02.2014 “Per dhenien e miratimit Bashkise Durres te zhvilloje procedurat e konkursit per linjat urbane qytetase ekzistuese Durres-Plepa-Durres dhe Durres-Nish Tulla-Durres”.
Te gjithe te interesuarit jane te lutur te terheqin dokumentacionin e konkurimit duke filluar nga data 28.05.2014 ne Sektorin e Maredhenieve me Publikun ne Bashkine Durres, ne adr. Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria” Durres. Afati i fundit i dorezimit te dokumentacionit eshte data 11.06.2014. Dorezimi do te behet prane Komisionit te Vleresimit me date 11.06.2014, ora 10.00 prane Bashkise Durres ne adresen e mesiperme.
Per cdo hollesi e sqarime te metejshme kontaktoni me Drejtorine e Sherbimeve (Sektori i Transportit) ne Bashkine Durres”. Njoftimi do te qendroje i publikuar ne faqen zyrtare te Bashkise per nje afat kohor duke filluar nga data 27.05.2014 deri me date 11.06.2014 dhe ne kendin e njoftimeve ne Sektorin e Maredhenieve me Publikun ne Bashkine Durres.
May 29, 2014