AdriMOB – Lëvizshmëria e qendrueshme në zonën e bregdetit të Adriatikut (Sustainable coast MOBility in Adriatic area)

Përshkrimi i projektit:
ADRIMOB është në përputhje me Përparësinë 3 – Masën 3.2 të Programit I.P.A. të Bashkimit Europian: ka për qëllim të favorizoje zhvillimin e sistemit të transportit të qëndrueshëm përgjatë dhe ndërmjet brigjeve të Adriatikut, si edhe ne shtetet partnere .

Deti Adriatik është konsideruar për kohë të gjatë si një pengesë për integrimin në BE, në realitet paraqet një mundësi të madhe për zhvillimin dhe konkurencën e zonës së Adriatikut. ADRIMOB është përcaktuar duke marrë parasysh sfondin specifik dhe problemet e identifikuara duke filluar nga panoramë e përgjithshme për politikën e BE-së në fushën e lëvizshmërisë të qëndrueshme, analiza e situatës së Mobilitetit në zonën e Adriatikut, deri në gjendjen specifike të problemeve të ngritura nga partnerët e fushës .
                
Duke marrë parasysh zonën e bashkëpunimit dhe rritjen e vazhdueshme aktiviteteve të turizmit dhe biznesit në bregdetin e Adriatikut, lind nevoja për inisiativa të lëvizshmërisë së qëndrueshme, për të përcaktuar strukturën e një sistemi më pak ndotës të transportit si për mallrat, ashtu dhe të pasagjerëve.

Është i nevojshem planifikimi i një strategjie të integruar të transportit të qëndrueshëm, për të favorizuar lëvizjen e qëndrueshme të rritjes së numrit të njerëzve që udhëtojnë për arsye të ndryshme: të punës, turizmit biznesit, etj. Pra, projekti synon të forcojë dhe të integrojë rrjetin e infrastrukturave, duke zhvilluar dhe përmirësuar shërbimet e transportit dhe komunikimin.

Projekti ADRIMOB përfshin portet kryesore të zonës ndërkufitare (Venecia, Ravenna, Rimini, Cesenatico, Pesaro- Urbino, Pescara, Brindisi, Bari, Rovinj, Rab, Split, Durrës, Bar, dhe portet kryesore të zonës sllovene te të Igumenicës

Projekti ka filluar në shkurt të vitit 2011 dhe do të përfundojë në tetor të vitit 2014.

Objektivat e projektit:
Objektivi i projektit është që të propozojë zgjidhje konkrete për problemet reale, duke përmirësuar dhe rritur aksesueshmërinë ne zonën e Adriatikut, infrastrukturën dhe rrjetet e transportit.
Objektivat specifike janë:

  • Të inkurajojnë përdorimin e e transportit detar të pasagjerëve, si ndërmjet, ashtu dhe përgjatë brigjeve;
  • Përmirësimi i cilësisë së transportit në zonën e të Adriatikut, ;
  • Forcimi dhe integrimi i rrjeteve të infrastrukturës ekzistuese;
  • Përcaktimi i një strategjie për transportin detar ndërkufitar të Adriatikut, kombinuar me mjete të tjera të transportit;
  • Rritja e përdorimin alternativ të transportit me makinë, nëpërmjet kompletimit të qarqeve ndër-modale;
  • Marketingu i aktiviteteve ekzistuese.

Rezultatet e pritshme:
Rezultatet qe projekti Adrimob synon të ketë janë:

  • Përkufizimi i strategjisë te transportit të qëndrueshëm nderkufitar të njerëzve ndërmjet brigjeve të Adriatikut, me përmirësimin e transportit detar, e kombinuar me mjete të tjera transporti;
  • Integrimi dhe rrjetëzimin i qarqeve multi-modale ndër-kufitare (nga demonstrimit pilot dhe koordinatat) në mënyrë që të rritet përdorimi i alternativave të transportit me makinë dhe për të përmirësuar cilësinë e e transportit në Adriatik;
  • Përpjekjet e Marketingut për promovimin e aktiviteteve ekzistuese.

Partnerët e projektit:

  • Provinca e Ravenës (Partneri lider) (Itali)
  • Provinca e Brindizit (Itali)
  • Provinca e Pesaro – Urbinos (Itali)
  • Provinca e Peskaras (Itali)
  • Provinca e Venecias (Itali)
  • Bashkia e Cesenaticos
  • Autoriteti Portual i Barit
  • Autoriteti Portual i Bar (Mali i Zi)
  • Prefektura e Thesprotisë Igoumenica (Greqi)
  • Qendra për Promovim “Short sea” – Rijeka (Kroaci)
  • Bashkia e Rovinj (Kroaci)
  • Ministria e Transportit – Lubjane (Slloveni)
  • Bashkia e Durrësit (Shqipëri)
  • Provinca e Riminit (Itali)
  • Bashkia e Rab (Kroaci)
  • Partnerët shoqërues:
  • Instituti për Transport dhe Logjistikë – Bologna (Itali)
  • Ministria e Detit, Transportit dhe Infrastrukturës – Zagreb (Kroaci)
  • Qarku i Primorsko-Goranska (Kroaci)

Kontakte te projektit: