“Strengthening the Identity of Minority Peolple Leads to Equality” me akronim SIMPLE  eshte nje nga projektet fituese te Bashkise Durres ne Programin IPA Adriatic Cross Border  Cooperation 2007- 2013 , nen prioritetin Nr  1: “Bashkëpunimi Ekonomik, Sociale dhe Institucional”.

Projekti SIMPLE ka per qellim të arrije kohezionin social në vendet e Adriatikut, nëpërmjet forcimit të diversitetit te vlerave kulturore, në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe atraktivitetin e Rajonit te Adriatikut. SIMPLE është një bashkëpunim inovativ institucional dhe ndërtues  kapacitetesh që tregon sistemet e mundshme të qeverisjes vendore për adresimin e çështjeve të pakicave

SIMPLE prek të 5 çështje kryesore te përjashtimit te minoriteve:

  • Aksesin ne sherbime
  • Aksesin ne tregun e  punës
  • Aksesin  ne arsim
  • Aksesin ne informacion
  • Mbrojtjen sociale e grave dhe ceshtjet e barazise gjinore

Rritja e ndjeshmërisë etno-kulturore
SIMPLE  promovon multi kulturalizmin, respektin reciprok bazuar  në njohjen e vlerave , diversitetit dhe forcimin e identitetit të pakicave si faktorë te zhvillimit socio-ekonomik.

Plani i përfshirjes ka 2 drejtime kryesore : 

  • përhapjen e modeleve dhe mjeteve të qeverisjes në vendet e Adriatikut (workshope  dhe konferenca)
  • Menyra inovative komunikimi, përmes Mediave  tradicionale dhe web-siteve (Revista mujore online, transmetim lajmesh , dhenie cmimesh Gazetareve, fushata ne shkolla dhe media kombëtare).
  • Krijimi i “Dites nderkulturore te vendeve te Adriatikut” do të jetë ngjarja simbolike per ti dhënë vizibilitet më të gjerë të diversitetit kulturor dhe jo-diskriminim vendeve te  Adriatikut .

Observatori per Komunitetet Minoritare i themeluar ne Rajonin e  Istria-s Kroaci  do të sigurojë vendet e  Adriatikut me monitorim efektiv mbi politikat e pakicave, si dhe do te jete nje mjet i rëndësishëm për promovimin pro aktiv institucional per ceshtjet e minoriteteve .

DG Enlargement e ka perzgjedhur projektin SIMPLE si “Best Case” 

Link i Projektit:

http://www.simpleproject.eu/