{gallery slider=boxplus.transition animation=3000 count=1 width=770 height=500 counter=1 links=0 alignment=right navigation=bottom orientation=horizontal}sheshi_iliria{/gallery}
Sheshi shfaqet sot si një hapësirë e madhe, e copëzuar, kundrejt nevojës për funksione që sot i kërkohet të ketë një shesh i madh bashkëkohor. Projekti i ri, që do të rivlerësonte identitetet e shkuara përmes një imazhi të ri, të një peizazhi të ri urban.
Riprojektimi i Sheshit qendror – sheshi Liria – prej shumë kohësh një hapësirë ku zhvillohet jeta publike, përbën një rast të favorshëm për konsolidimin e një procesi të nisur dhe destinuar për kualifikimin e një organizmi të tërë urban e metropolitan. Nëpërmjet këtij aktiviteti qyteti i Durrësit kërkon të komunikojë imazhin e një qyteti në lëvizje, aktiv.
Kesaj teme i shtohet edhe ajo që rrjedh nga kushti i një sheshi që është pashmangshmërisht hapësirë përfaqësimi funksional dhe simbolik i një shoqërie multikulturore, përveçse multifetare, ku shfaqen gjurmët e një të kaluare dhe të një të tashmeje të pasur e komplekse, shprehje e një bashkësie të ndryshme e të gjerë, si në stilet e jetës ashtu dhe në sjelljet individuale e kolektive.
Ky projekt i jep kësaj hapësire rolin e rivendosjes së lidhjes mes pjesëve të ndryshme të qytetit, përmes rikuperimit të trajtave të kujtesës urbane, pa harruar të tashmen por duke e përqendruar vëmendjen në vendet që përbëjnë imazhin e aksit e të vetë qytetit.
Qellimi i pergjithshem eshte:
• Rivendosja e një lidhje të re me historinë urbane të Durrësit, duke ndërmarrë një vepër rivitalizimi dhe rikuperimi të trashëgimisë së madhe kulturore.
• Rivleresimi i sheshit nga nje siperfaqe parkimi masive ne nje spot te rendesishem urban.
• Nxitja e qytetareve drejt nje të transporti i qëndrueshëm Kombinim i mire i menyrave te trasportit publik me ate te bicikletave.
• Shnderrimi i sheshit ne nje pol urban.
• Pozicionimi i ketij sheshi ne qender te kryqezimit te aksit te hyrjes ne port, zones se bregdetit si dhe terminalit te autobuzeve (platforma logjistike ne 10 vitet e ardhshme, projekt ne strategjine urbane te PPV) do te sjelle rrise impaktin socio-ekonomik.
Me gjere disa nga pritshmerite pas zbatmit te projektit, jane:
• Krijimi i rrjeteve aktive të transportit te qendrueshme .
• Krijimi i korridoreve multi – modale te levizjes dhe përdorimit të përziera .
• Integrimi i përdorimit të tokës dhe planifikimin e levizjes në mënyrë që të promovojë komunitetin e për të zvogëluar ndotjen e klimës.
• Ndërtimin e infrastrukturës elektrike me ndricim me konsum te ulet energjie (led-ulje rreth 60% te konsumit te energjise nga llampat e perdorura ne disa zona te tjera te qytetit).
• Ndërtimin e infrastrukturës gjelbër
• Krijimi i “ekodistrikteve “ose “mikroklima” me karakteristika të tilla si ngrohje dhe ftohje natyrale nepermjet vendosjes se gjelbërimit e infrastrukturës ujore (shatervani ne qender te sheshit)
• Reduktim i mbeturinave dhe ndotjeve te ajrit nga trafiku i automjeteve. Etj.
June 3, 2014