{gallery slider=boxplus.transition animation=3000 count=1 width=770 height=500 counter=1 links=0 alignment=right navigation=bottom orientation=horizontal}rruga_portit{/gallery}
Projekti i rruges paralel me rruges se Portit eshte projekt per hapjen e nje rruge te re.
Kjo rruge, e cila mund te konsiderohet edhe “autostrada” urbane, krijon komunikim me rrugen “Skenderbej” e me qendren e qytetit dhe ne anen tjeter me rreth rrotullimin ne hyrje te Durresit ku drejtimet te cojne ne zona te ndryshme te Shqiperise.
Plani i jep kësaj hapësire rolin e rivendosjes së lidhjes mes pjesëve të ndryshme të qytetit.
Pjesa e pare e rruges nga Ura Dajlanit deri tek sheshi i trageteve eshte projektuar si rruge me 2 korsi levizje mjetesh, 1 korsi per biçikleta me gjeresi te pergjithshme 10.5m, me gjeresi kaluese te mjeteve B=7m.
Pjesa e dyte e rruges nga sheshi i trageteve deri tek Banka tregtare Durres eshte projektuar me B te pergjitheshme 19m me 2 korsi levizje, me parkim dhe korsi bicikletash ne te dy kahet.
Rruga krijon avantazhe ne levizjen e kembesoreve dhe bicikletave drejt plazhit te Durresit.
Ne kete projekt jane trajtuar ujrat e bardha, gjelberimi, ndriçimi rrugor, sinjalistikat horizontale e vertikale dhe shtresat rrugore jane projektuar sipas standarteve Europiane
Kjo rruge shtrihet paralel me murin rrethues te Portit dhe do te lidhe zonen e plazhit tek Ura Dajlanit me rrugen me rrugen ne shetitoren “Taulantia”. Me ndertimin e kesaj rruge krijohet nje vije e pa ndeprere per levizje buze detit nga plazhi Durres, sheshit te trageteve drejt plazhit te Currilave e Kallmit (vend me mundesi turizmi ne zhvillim).
Qellimi i ndertimit te kesaj rruge eshte te lehtesoj trafikun e renduar qe krijohet ne hyrjen per ne qytet ne te vetmen rruge hyrese per te gjitha mjetet qe vijne nga drejtimi i Tiranes dhe drejtimi Jugor i vendit.
Disa nga pritshmerite pas zbatmit te projektit, jane:
• Shtimi i linjave te transportit publik dhe rritja e sherbimit ndaj qytetareve
• Promovimi i levizjes se qendrueshme nepermjet vendosjes se korsise se bilickletave ne projekt
• Integrimi i përdorimit të transporteve te ndryshem
• Ndërtimin e infrastrukturës elektrike me ndricim me konsum te ulet energjie (led-ulje rreth 60% te konsumit te energjise nga llampat e perdorura gjeresisht sot ne zona te tjera te qytetit).
• Ndërtimin e infrastrukturës gjelbër
• Reduktimi i kohes se levizjes ne qytet nga jug-perendimi ne veri-lindje te qytetit me shtimin e nje rruge me standart te plote europian.
• Reduktim i mbeturinave te akumuluara ne zone si pasoje e paperdorimit te hapesires pas shinave te trenit
• Prioritet i ketij projekti e impakt pas mbarimit te zbatimit eshte edhe terheqja e investimeve te reja e zhvillimit ekonomik ne zone.
June 3, 2014