Kjo është një ftesë për ofertë për shërbimin e kërkuar, me emërtimin: ‘’Dizenjimi, krijimi i një baze të dhënash dhe mirëmbajtja e faqes zyrtare në internet të Turizmit të Qendrueshëm për qytetin e Durrësit: visitdurres.com’’, në kuadër të implementimit të WP4, act.4.3 të projektit IPA Adriatic C.B.C.2007-2013, me akronimin ‘’AdriMOB’’ (Sustainable coast MOBility in the ADRIatic area). Bashkangjitur kësaj gjeni një dosje ‘’zip’’ me specifikimet teknike bashkë me dokumentacionin për pjesëmarrjen në garë, anekset përkatëse për t’u plotësuar dhe dorëzuar për aplikim për këtë kontratë shërbimi.
Adresa e dorëzimit të dosjes së dokumentacionit për pjesëmarrje në garë është:
Projekti ‘’AdriMOB’’, code 034
BASHKIA DURRËS
Lagjja 1, Sheshi ‘’Liria’’, DURRËS
Data e fundit e pranimit të ofertave është 12/08/2014!
Për informacione rreth projektit apo paqartësi rreth dokumentacionit për t’u dorëzuar për pjesëmarrjen në garë mund të na kontaktoni në adresën: Stafi i Projektit AdriMOB, Bashkia Durrës, Sheshi ‘’Liria’’, ZIP.Code 2001, Durrës, ose të na shkruani në adresën e postës elektronike adrimob.durres@gmail.com.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Stafi i Projektit AdriMOB
Shkarko dokumenatcionin e plote per aplikim
July 22, 2014