Bazuar ne Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 215 dhe 216 datë 25.09.2014 “Për dhënien e miratimit Bashkise Durres, për zhvillimin e konkursit për linjat urbane qytetase “Durrës – Unazë – Kenetë – Plepa – Durrës”, “Durrës – Currila -Durrës”, dhe “Durrës – Universiteti – Durrës., Bashkia Durrës shpall Konkursin për të gjithë subjektet juridike që operojne në fushën e transportit për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën urbane qytetase ekzistuese:
- “Durrës – Unazë – Kenetë – Plepa – Durrës”
- “Durrës – Currila -Durrës”
- “Durrës – Universiteti – Durrës”
Te gjithe të interesuarit janë të lutur të terheqin dokumentacionin e konkurimit duke filluar nga data 14.10.2014 në Sektorin e Marëdhenieve me Publikun në Bashkinë Durres, ne adr. Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria” Durrës.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 24.10.2014. Dorëzimi do të behët pranë Komisionit të Vleresimit me date 24.10.2014, ora 11.00 pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme. Për cdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Drejtorinë e Shërbimeve (Sektori i Transportit) në Bashkinë Durrës”.
Njoftimi do të qendroje i publikuar ne faqen zyrtare të Bashkisë për një afat kohor duke filluar nga data 14.10.2014 deri më datë 24.10.2014 dhe në këndin e njoftimeve në Sektorin e Maredhënieve me Publikun në Bashkine Durres.
October 13, 2014