DOKUMENTAT SHOQËRUESE PËR APLIKIMIN PER BANESA SOCIALE
I. GJENDJA FAMILJARE
- Certifikata Familjare aktuale e aplikantit ( Origjinale ).
 - Kopje e dokumentave të identifikimit ( Karte Indentiteti ose Pashaporte ) per cdo pjestare te familjes.
 - Vërtetim që vërteton se jeni banor në njësinë administrative ku është paraqitur kërkesa.
 - Në rastin e çifteve të divorcuara që kanë një fëmijë në kujdestari,vendimin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës ( Origjinale ose e Noterizuar )
 - Vërtetim punësimi nga punëdhënësi për cdo pjesetar të punësuar ne Insuticionet shteterore,ku cilesohet pozicioni i punes dhe paga e perfituar (Neto) sipas kolonës 4 të nenit I të deklaratës. Vërtetimi duhet të shoqërohet me fotokopjen e librezës se punësimit dhe vertetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale)
 - Vertetim punesimi nga punedhenesi per cdo pjestar te punesuar apo vetepunesuar ne Sektorin Privat ku cilesohet pozicioni i punes dhe paga e perfituar (Neto) sipas kolonës 4 të nenit I të deklaratës. Vërtetimi duhet të shoqërohet me fotokopjen e librezës se punësimit dhe vertetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale)
 - Vertetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore i cili deklaron të ardhurat per personat e dalë në pension.(Origjinale)
 - Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimve Shoqerore ne te cilen percaktohen te ardhurat per çdo pjestar tjetër të familjes te Aplikantit sipas certifikates familjare.(Origjinale)
 
II. STATUSI I STREHIMIT
- Vertetim nga Aluizni qe aplikanti apo cdo pjestar tjeter i familjes ne moshe madhore nuk ka aplikuar per Legalizim banese.(Origjinale)
 - Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme që nuk ka të dhëna mbi pronësinë e shtepisë në emër të personit që kërkon strehim dhe pjesëtarëve të familjes së tij. ( Origjinale )
 - Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive ë Patundshme për sipërfaqen e pronës që zotërohet nga familja ose nga ndonjëri prej pjestarëve te saj.(Origjinal)
 - Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme mbi disponueshmërinë e pronësisë së cdo godine, e cila mund të përdoret si një godinë banimi.(Origjinale)
 - Nëse është me qira,kontrata e qirasë e nënshkruar në praninë e Noterit.
 - Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen,kopja origjinale e vërtetimit të lëshuar nga Shërbimet Teknike të Bashkisë.
 - Në rastin e cifteve të reja,certifikaten e martesës dhe certifikatat për llogaritjen e moshës totale
 - Në rast lëvizjeje për arsye punësimi,vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive tëPatundshme e vendit të origjinës , që në emër të aplikantit nuk ka asnjë të dhënë të ndonjë prone të regjistruar e cila mund te perdoret si banese.
 
III. TË ARDHURAT E FAMILJES
- Dokument nga organet e taksave dhe ato të Sigurimeve Shoqërore për kontributet e depozituara, kur një prej pjestarëve të familjes ëhtë i vetëpunësuar.
 - Vërtetim i punësimit të rastit ( orët e punës dhe të ardhurat për një vit).
 - Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Ndihmës dhe Kujdesit Bashkiak,për pjestarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara.
 - Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse,për personat e përfshirë në programin e pagesës për të papunët.
 - Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse,për personat e përfshirë në programin e ndihmës ekonomike.
 
Deklaratë e të ardhurave të siguruara gjatë vitit të fundit:
- Dypunësim
 - Emigracion
 - Pasuri e patundshme
 - Të tjera
 
IV. KËRKESË E VECANTË PËR STATUSIN E NJË PREJ PJESTARËVE TË FAMILJES Dokumentacionin zyrtar që verifikon statusin e:
- I verbër i grupit të parë
 - Invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
 - Invali i punës
 - Invalid i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare
 - Jetim
 - Anetar I Komunitet Rom
 - Anetar I Komunitetit Egjiptian
 
PROJEKT BANESA ME QELLIM SOCIAL I FINANCUAR NGA CEB-I,FLA F/P1580(2006)
Afati i dorezimit te dokumentacionit per vijimin e fazes se dyte per perfitimin e banesave sociale shtyhet deri me date 21 nentor 2014.
October 31, 2014

