Kriteret e përzgjedhjes se përfituesve:
Trajtohen me përparësi individët ose familjet qe plotësojnë kushtet e nenit 4 pika 1 dhe qe kane këto specifika:
a) familjet, te cilat vërtetojnë se nuk kane përfituar nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”;
b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;
c) familjet njeprinderore, qe kane ne ngarkim fëmijë;
ç) te moshuar qe kane mbushur moshën e pensionit dhe qe nuk përzgjidhen për t’u strehuar ne institucionet publike te perkujdesit shoqëror;
d) individët me aftësi te kufizuar, te cilët gëzojnë statusin e te verbrit te grupit te pare, te invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, te invalidit te punës dhe te invalidit te Luftës Nacionalçlirimtare;
dh) familjet me shume fëmijë;
e) çiftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjeç;
ë) familjet qe kane ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;
f) individët me statusin e jetimit qe nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshën 30 vjeç.
DOKUMENTET QE DO TE DOREZOJNE PERFITUESIT NE ZYREN E SREHIMIT
Mbështetur në V.K.M. nr.53 dt.26.01.2005 “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm , afateve dhe proçedurave për të përfituar strehim nga programet e banesave sociale me qera” , neni 11, familjet përfituese vazhdojnë aplikimin duke dorzuar në zyrën e strehimit , në Bashki , dokumentacionin e mëposhtëm :
a). Çertifikatën e lindjes së aplikantit dhe çertifikatën e gjëndjes familjare.
b). Vërtetimin për vendbanimin në Bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit , për familjet, që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.
c). Vërtetimin e të ardhurave neto të familjes.
ç). Dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikimit e të personave të tjerë të familjes , që janë në marrëdhënie pune.
d). Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqerore per derdhjen e kontributeve , kur njëri nga anëtarët e familjes është vetëpunësuar.
dh).Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesit pranë Bashkisë , për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
e). Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse , për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë .
ë). Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore , për personat në pension.
f). Vërtetim nga Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis , që mund të përdoret si e tillë.
g). Vërtetim nga Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e në fuqi të strehimit.
gj). Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajshme të vendit të origjinës . se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë , e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi.
h). Dokumentin zyrtar të celebrimit dhe çertifikatat personale. Për efekt të llogaritjes së moshës , për çiftet e reja.
i). Vendimin e gjykatës , që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët, për çiftet e divorcuara.
J). Vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shteteror i autorizuar, për individë me aftesi të kufizuara , që trajtohen sipas shkronjes “d” , të nenit 5 , të ligjit nr.9232, datë 13.05.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”.
V.O. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Strehimit brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së listes. Mos plotësimi i dokumentave të mësipërme , si dhe deklarimi qofte edhe i nje dokumenti te rreme , ne baze te nenit 12 te V.K.M. të sipercituar , i heq te drejten perfituesit per t’u trajtuar me banese sociale me qera apo kosto te ulet.
Shkarko te plote ligjin per programet e strehimit social ne zonat urbane
December 11, 2014