Ne zbatim te ligjit nr. 8224  date 15.05.1997 ndryshuar me ligjin 8335 date 23.04.1998    “Per organizimin dhe funksionimin e Policise se Bashkise dhe te Komunes”, VKM nr.313 date 01.07.2002 “ Per caktimin e struktures se numrit te punonjesve dhe shpenzimeve buxhetore te Policise se Bashkise dhe Komunes “, VKB nr.173 date 23.12.2013, Bashkia  Durres shpall konkurimin per vende te lira pune ne pozicionin :

1.Polic  prane Sektorit te  Policise Bashkiake

Kerkesa te vecanta per kandidatet :

          Te kete arsim te mesem ose te larte 

          Te jete ne moshen 19 – 27 vjeç

          Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune

          Te kete aftesi te punes ne grup, aftesi  gjykuese dhe te kontrolloje situata te krijuara te paparashikuara.

          Te kete aftesi te mira fizike dhe gjatesi trupore 1.75 cm

          Te kete njohuri mbi  programet baze te kompjuterit.

Pershkrimi specifik  i punes per pozicionin Polic   prane Sektorit te Policise Bashkiake : Te zbatoje Urdherat e nxjerra nga Kryetari i Bashkise  dhe Keshilli Bashkiak, te kontrolloje ne zona te caktuara nga Bashkia dhe te beje konstatimin e parandalimin e shkeljeve administrative duke vepruar konform ligjit, te marre masa per ruajtjen  e pasurise se Bashkise si dhe atyre qe administrohen prej saj, te marre masa per ruajtjen e rendit kur ka grumbullime njerezish, te inspektoje tregjet, te kontrolloje zenien e vendeve per tregti ambulante.

Literatura : Testimi do te bazohet ne ligjin 8224 date 15.05.1997 ndryshuar me ligjin 8335 date 23.04.1998 “ Per organizimin e funksionimin e Policise se Bashkise dhe te Komunes “, ligjin nr.8553 date 25.12.1999 “ Per Policine e Shtetit “, ligjin nr.8291 date 25.02.1998 “ Kodi i etikes se Policise “, rregulloren “ Tip “ te Policise se Bashkise dhe komunes ,  ligjin nr.8652 date 31.07.2000 “ Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”

Kandidati duhet te paraqese brenda dates 22.04.2015 ne Drejtorine  e Burimeve Njerezore keto dokumenta :

1.   Kerkesen per aplikim

2.   Curriculium Vitae

3.   Fotokopje te Defteses  te noterizuar

  1. Fotokopje te librezes punes
  2. Deshmi kualifikimi per kompjuterin 
  3. Vleresim pune nga punedhenesi i meparshem
  4. Certifikate te perberjes familjare .
  5. Deshmi e gjendjes gjyqesore.

Pas verifikimit paraprak me date  23.04.2015 ne Bashki do te shpallet lista e aplikanteve

 

qe plotesojne kushtet per testim dhe me date 24.04.2015 do te zhvillohet testimi me shkrim dhe me goje ne kete pozicion prane Bashkise Durres.