Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore shpall procedurën për plotësimin e vendit të lirë në pozicionin “Inspektor” – në Qendren Administrative nr.3 prane Bashkise Durres
Konkurimi është i hapur për pranimin në shërbimin civil në KATEGORINË EKZEKUTIVE, sipas parashikimeve të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.
Kandidatët duhet të plotësojnë KËRKESAT E PËRGJITHSHME për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 21 të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” si më poshtë:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji;
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS
Emërtesa e pozicionit: INSPEKTOR (Kategoria III-B)
Institucioni: BASHKIA DURRES
QENDRA ADMINISTRATIVE, 3
Raporton tek : ADMINISTRATORI
KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
Arsimi:
• Arsimi i lartë për menaxhim biznesi, Juridik, dhe dege te tjera shoqerore
Tjetër:
• Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
• Te kete njohuri te mira ne perdorimin e kompjuterit
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
• Letëmotivimi për aplikim në vendin vakant;
• Nje kopje jetëshkrimi;
• Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
• Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë te njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
• Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
• Nje kopje e librezës së punës e plotësuar;
• Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
• Certifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
• Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;
• Fotokopje e letërnjoftimit.
MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Dokumentet do tëdorëzohennëDrejtorinë e BurimeveNjerëzoretëBashkisë Durres tëmbylluranë zarf, doraziaponërrugëpostare, nëadresën:
Bashkia Durres
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “Liria”
AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Afati i dorëzimit të dokumenteve 20.08.2015
DATA E DALJES SË REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak 25.08.2015
DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË KONKURRIMIT
21.09.2015, ora 11:00 – Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË QË DO TË VLERËSOHEN NË INTERVISTË
Konkurimi do të bazohet në:
Kodin e Proçedurave Administrative,
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”,
Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe
Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
Ligji nr.9049 dt. 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”
në ligjin 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” me te gjitha ndryshimet.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë:
Vlerësimin e jetëshkrimit, eksperiencës, trajnimeve, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,
Vlerësimin me shkrim si dhe
Intervistën e strukturuar me gojë
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT
Data e daljes së rezultateve të konkurrimit: 23.09.2015
MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT
Njoftimi i kandidatit fitues komunikohet përmes portalit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe të Bashkisë Durres
PËRSHKRIMI I PUNËS
I- TË DHENAT PËR POZICIONIN E PUNËS
Emërtesa e pozicionit: INSPEKTOR (Kategoria III-B)
Institucioni: BASHKIA DURRES
QENDRA ADMINISTRATIVE nr.3
Raporton tek : ADMINISTRATORI
II – MISIONI
T’i sherbehet qytetareve te kesaj qendre administrative ne kohe dhe me efikasitet.Te ndihmoj per shuarjen e konflkteve midis banoreve konform ligjit
IV – DETYRAT KRYESORE
• Kryen të gjitha detyrat e ngarkuara nga Administratori.
• Ai interesohetdhendjek :
– Ndërtimin ,reabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve dhe
sheshevepublike .
• Sigurimin e ndriçimittëambjentevepublike.
• Grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.
• Furnizimin me ujë të pijshëm
• Funksionimin normal të sistemit të kanalizimeve të ujërave te zeza,ujërave të bardha dhe të kanaleve mbrojtese të zonave të banuara .
• Arsimin e detyrueshëm të femijëve te zonës që mbulon.
• Sqarimin e qytetarëve për rregullat e përfitimit të përkrahjes sociale.
• Për mbrojtjen e lidhjeve të ngushta me komunitetin dëgjon dhe verifikon në vend çdo ankesë të qytetarëve duke ndikuar në zgjidhjen e ankesave me konsensus dhe konformë ligjeve ,për të evituar konfliktet.
• Për problemet dhe shqetësimet që ka ne zonën e tij , kur nuk u jep dot zgjidhje ështe i detyruar të informoj Administratorin.
• Bashkëpunon me organet e rendit per zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve.
• Bashkëpunon me Policinë Bashkiake , Drejtorine e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe entet e tjera shtetërore për ushtrimin e veprimtarisë ligjore.
• Në rastet e fatkeqësive natyrore ështe i detyruar të njoftojë Administratorin.
• Ndihmon në ndërgjegjësimin e komunitetit për bashkëpunim dhe kontribute financiare në zgjidhjen e problemeve publike me fondacione, shoqata ose organizata jo qeveritare.
VI – ZGJIDHJA E PROBLEMEVE :
(kompleksiteti dhe pasoja)
Ne kete vend pune, inspektorit i kerkohet zgjidhja e problemeve qe lidhen me detyrat kryesore te tij
VII – VENDIMMARRJA
(lloji dhe liria e veprimit)
Vendimarrja ne kete pozicion pune behet ne perputhje me kuadrin ligjor
VIII – MJEDISI MENAXHERIAL
(marrëdhënia e menaxhimit dhe fokusi i veprimtarisë)
Raporton dhe pergjigjet direkt para Administratorit
IX – MBIKËQYRJA
Aktiviteti i inspektorit mbikeqyret nga Administratori
X- STAFI NËN VARËSI
Nuk ka
XI – KUSHTET E PUNËS
Inspektorit mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit të punës, të cilat zëvendësohen me kohë pushimi apo shpërblim sipas akteve ligjore në fuqi.
July 20, 2015