Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore shpall procedurën për plotësimin e vendit të lirë  në pozicionin   “Specialist – në Sektorin e Operatoreve  , Drejtoria Ekonomike  prane Bashkise Durres

Konkurimi është i hapur për pranimin në shërbimin civil në KATEGORINË EKZEKUTIVE, sipas parashikimeve të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Kandidatët duhet të plotësojnë KËRKESAT E PËRGJITHSHME për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 21 të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” si më poshtë:

a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas  këtij ligji;
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: SPECIALIST  (Kategoria III-B)

Institucioni: BASHKIA DURRES

Drejtoria: DREJTORIA  EKONOMIKE

Sektori: OPERATOREVE

Raporton tek : SHEFI I SEKTORIT

KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

Arsimi:

 · Arsimi i lartë për Ekonomik , Finance, Menaxhim Biznesi, Juridik

Tjetër:

 · Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.

 · Te kete njohuri te mira ne perdorimin e kompjuterit

 · Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

 · Letëmotivimi për aplikim në vendin vakant;

 · 1 kopje jetëshkrimi;

 · Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;

 · Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë te njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;

 · Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;

 · 1 kopje e librezës së punës e plotësuar;

 · Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

 · Certifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;

 · Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;

 · Fotokopje e letërnjoftimit.

MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Dokumentet do të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Durres të mbyllura në zarf, dorazi apo në rrugë postare, në adresën:

Bashkia Durres

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “Liria”

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati i dorëzimit të dokumenteve 20.08.2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak 25.08.2015

 

DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË KONKURRIMIT

21.09.2015, ora 11:00 – Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË QË DO TË VLERËSOHEN NË INTERVISTË

Konkurimi do të bazohet në:

Kodin e Proçedurave Administrative,

Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”,

Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe

Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve

publike”,

Ligji nr.9049 dt. 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”

në ligjin 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, me te gjtha ndryshimet .

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë:

 · Vlerësimin e jetëshkrimit, eksperiencës, trajnimeve, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,

 · Vlerësimin me shkrim si dhe

 · Intervistën e strukturuar me gojë

 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT

Data e daljes së rezultateve të konkurrimit:  23.09.2015

MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT

Njoftimi i kandidatit fitues komunikohet përmes portalit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe të Bashkisë Durres

PËRSHKRIMI I PUNËS

I-  TË DHENAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: SPECIALIST  (Kategoria III-B)

Institucioni: BASHKIA DURRES

Drejtoria: DREJTORIA EKONOMIKE

Sektori: OPERATOREVE

Raporton tek : SHEFI  I SEKTORIT

II – MISIONI

Te sherbej shpejt dhe sakte per hedhjen e te dhenave dhe rakordimin me sektoret e tjere per te ardhurat e arketuara nga mandatet e regjistruara

IV – DETYRAT KRYESORE

Te hedhe saktesisht te dhenave e mandateve te paguara ne banke duke ju permbajtur ekstremiteteve te mandatit

Te saktesoje qe dokumenti te jete orgjinal dhe me vule

Te njohe mire programin me te cilin punon

Te shenoje ne dokument veprimin e hedhjes ne program dhe daten e kryerjes se veprimit

Te beje rakordimin mujor dhe progresiv me sektorin e finances per te ardhurat e arketuara nga mandatet e regjistruara

Te ruhet dokumentacioni ne menyre korrekte

 VI – ZGJIDHJA E PROBLEMEVE :

(kompleksiteti dhe pasoja)

Ne kete vend pune, specialistit i kerkohet zgjidhja e problemeve qe lidhen me detyrat kryesore te tij

VII – VENDIMMARRJA 

(lloji dhe liria e veprimit)

Vendimarrja ne kete pozicion pune behet ne perputhje me kuadrin ligjor

VIII – MJEDISI   MENAXHERIAL

(marrëdhënia e menaxhimit dhe fokusi i veprimtarisë)

Raporton dhe pergjigjet direkt para shefit  te sektorit dhe drejtorit te drejtorise

IX – MBIKËQYRJA

Aktiviteti i specialistit mbikeqyret nga shefi i sektorit dhe drejtori i drejtorise

X- STAFI NËN VARËSI

Nuk ka

XI – KUSHTET E PUNËS

Specialistit  mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit të punës, të cilat zëvendësohen me kohë pushimi apo shpërblim sipas akteve ligjore në fuqi.