Projekti IN.TO.EU (Qytetet së bashku, në zbatim të strategjisë gjithë-perfshirëse Europiane), ka krijuar një partneritet midis Bashkisë Durrës dhe Bashkive Palazzo San Gervasio Itali, Teruel Spanjë dhe Olimpia Greqi. Projekti financohet nga Programi Komunitar “ EU for Citizens” dhe ka në fokus cështjen e emigracionit. Emigrimi është një çështje urgjente e nivelit Europian si përsa i përket numrit ashtu dhe nevojave të tyre.
Objektivat e përgjithshme të Programit “EU for Citizens”:
-Të kontribuojë tek qytetarët për të kuptuar më mirë historinë e Bashkimit Europian.
-Të nxisë qytetarinë Europiane dhe të përmirësojë kushtet për një pjesëmarrje qytetare dhe demokratike .
Qëllimet specifike të Programit “EU for Citizens”:
-Të rrisë ndërgjegjësimin e përkujtimit të vlerave historike dhe qëllimit të komunitetit për të promovuar paqen,vlerat e tij dhe mirëqënien e njerëzve duke stimuluar debatin, reflektimin dhe zhvillimin e rrjeteve.
-Të inkurajojë pjesmarrjen qytetare dhe demokratike duke zhvilluar njohjen mbi procesin e vendim-marrjes dhe promovimit të mundësive për një angazhim shoqëror, interkulturor dhe vullnetar në nivel Europian .
Projekti IN_TO_EU ka për qëllim :
– Të promovojë bashkëpunimin ndërmjet realiteteve lokale nga vende të ndryshme të Europës .
– Të ndërtojë një dialog të përbashkët dhe të marrë pjesë në këtë proçes dialogu të orientuar në çështjen e emigracionit, veçanërisht e fokusuar në bashkëpunimin midis institucioneve mbi pritjen e parë, aspektet ligjore si dhe mjetet e qasjet e para të përdoruar në këte proçes bashkëveprimi-integrimi.
– Të krijojë një rrjet që do të vazhdojë të zhvillohet dhe do të ndajë jo vetëm praktikat më te mira, por gjithashtu dhe sugjerime e propozime për të përmirësuar gjithnjë e më shumë menaxhimin e pritjes së parë të emigrantëve dhe integrimit sa më të mirë të tyre .
Bashkia Durrës do të organizojë takime lokale dhe një takim Ndërkombëtar me përfaqësues të Institucioneve, shoqerisë civile dhe partnerëve në projekt .
Projekti parashikon organizimin e 5 takimeve ndërkombëtare ku çdo takim do të jetë i fokusuar në një çështje specifike.
Takimi lokal publik do të organizohet nga Bashkia Durrës më datë 28 korrik ora 10:00 në ambientet e Hotel Bar Restorant “ Aragosta” , Lagjia 1, Rruga “Taulantia”, Brrlyli, Currila, Durrës .
Për informacione të projektit: Facebook: In_To_Eu
Kontakt Durrës: durres_in.to.eu@durres.gov.al
July 25, 2016